Personi i vrarë natën e kaluar gjatë përpleshjes me armë në lokalin Solomon në zonën e ish bllokut nuk është Rigers Gaxhaj. Një burim në polici tha për Lapsi.al se viktima, truproja e Ervis Martinajt ishte person i shpallur në kërkim dhe si i tillë, lëvizte me kartën e identitetit të të vëllait të tij.
Për këtë arsye, policia pas verifikimeve që ka bërë, doli në përfundimin se personi i vrarë nuk është Rigers Gaxhaj, por Fabiol Gaxhaj, person i shpallur në kërkim.
Ende nuk është saktësuar se për çfarë ishte në kërkim Fabiol Gaxhaj, por duket se ai lëvizte i lirë në bllok dhe i armatosur.
Vrasja dhe plagosjet natën e kaluar në bllok, duket se kanë qenë pasojë e përplasjes mes dy grupeve kriminale, nga ku ka mbetur i plagosur Ervis Martinaj dhe Leart Hasa.
Koken do hane me njeri tjetrin kur nuk ka shtet .Kur ndodhin ngjarje te tilla viktimat,pjesemarrsit ne konflikt te gjithe na dalin me precedente penale por –gjithmone -pa u denuar nga organet perkatese gjyqsore ose me denime simbolike.