• |
ide | kryesore

Analiza/ Pse problemi i SHBA janë udhëheqësit e moshuar  

F1, Planet



Shtetet e Bashkuara kanë një problem me moshën e politikanëve që udhëheqin.

Brezi që njëherë deklaroi se nuk i beson askujt mbi 30 vjeç duket se nuk i beson me njeriu nën 70 vjeç, dhe kjo është e vërtetë për të dyja partitë politike.

Në të djathtë, Donald Trump është 72 vjeç, udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell është 76 vjeç dhe senatori republikan Orrin Hatch është 84 vjeç. Ndërsa kryetari i Dhomës Paul Ryan është vetëm 48 vjeç, ai do të tërhiqet në nëntor, duke e lënë të hapur vendin.

Në të majtë, Nancy Pelosi, ish-kryetare e Dhomës, është 78 vjeç, ndërsa Dianne Feinstein, anëtare e renditjes në komisionin gjyqësor të Senatit, është 85 vjeç. Për më tepër, dy kandidatët kryesorë për të qenë kandidati i demokratëve për president, Bernie Sanders dhe Elizabeth Ëarren, janë respektivisht 77 dhe 69 vjeç.

Por nuk është vetëm udhëheqja që është në këtë moshë. Mosha mesatare e përfaqësuesve të Kongresit është rritur që nga viti 1981. Në vitin 2001, ajo ishte 55 vjeç; në vitin 2011, 58, dhe në Kongresin aktual, 59. Në mënyrë tipike, përfaqësuesit e kongresit janë 20 vjet më të vjetër se sa zgjedhësit e tyre.

Kjo ngre pyetjen: Çfarë qëndron prapa Kongresit të plakur të Amerikës?

Një arsye e besueshme: demografia. Njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa që të votojnë në mënyrë disproporcionale.

Edhe pse shumë amerikanë pohojnë se nuk i pëlqejnë përfaqësuesit e tyre, e vërteta është se zyrtarët pothuajse gjithmonë fitojnë rizgjedhjen, të cilat me kalimin e kohës kanë rezultuar në një Kongres të moshuar.

Ky trend pa dyshim do të vazhdojë dhe mund të përkeqësohet, sidomos duke pasur parasysh se njerëzit jetojnë më gjatë se kurrë më parë.

Problemet e rëndësishme vijnë me përfaqësuesit politikë, dukshëm më të mëdhenj se mosha mesatare e amerikanëve, të cilët janë 37.9 vjeç.

Së pari, ekziston rreziku i përkeqësimit mendor. Në vitet e fundit, ekspertët kanë filluar të vënë në pikëpyetje nëse ish-presidenti Ronald Reagan, i cili ishte 77 vjeç kur u largua nga zyra në vitin 1988, shfaqi shenja të hershme të demencës. (përktheu lapsi.al) Pyetje të ngjashme janë ngritur rreth Trump, sjellja e çuditshme e të cilit, sugjerojnë disa psikologë, mund të tregojë probleme të shëndetit mendor. Është e qartë se asnjë komb, e lëre më një ekzekutiv i të cilit që është i pajisur me autoritet të jashtëzakonshëm vendas dhe ndërkombëtar, mund të përballojë që një udhëheqës të mos jetë në gjendje të gjykojë mes çështjeve komplekse që përcaktojnë epokën tonë.

Gjithashtu është jetik dimensioni moral. Udhëheqësit e moshuar po marrin vendime për gjeneratat e ardhshme që do t’i duhet të merren me pasojat e këtyre vendimeve. Kuptohet, liderët e rinj ndoshta do të ishin më të prirur për të trajtuar ndryshimet klimatike, ndryshe nga ata që nuk do të duhet të përballen me efektet katastrofike të temperaturave të ngrohta, rritjes së nivelit të detit dhe prodhimit të reduktuar të ushqimit.

Por, ndoshta më i rëndësishmi është fakti se mosha e thyer e udhëheqësve parandalon ide të reja të futen në elitën e vogël që bën politikën kombëtare.

Pasojat e kësaj moshe të thyer udhëqesësish u bënë të qarta në prillin e kaluar, kur senatori Orrin Hatch i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, të tregonte se si kompania fiton para (“Senator, ne bëjmë reklama”, u përgjigj Zuckerberg me këmbëngulje). Një injorancë e tillë siguron mbulim politik për teknologjinë e madhe dhe problemet e saj, që inkurajon monopolin. Çuditërisht, politikanët e moshuar shpesh nuk janë në kontakt me zhvillimet politike, një fakt i zbuluar kur Grassley 85-vjeçar deklaroi se nuk ishte i interesuar për atë që bëri Kavanaugh kur ishte në shkollë të mesme, edhe pse Kavanaugh u akuzua për sulm seksual.

Ndryshe nga homologët e tyre republikanë, të cilët kanë vendosur kufizime afatgjata në kryesitë e komisioneve për të siguruar një rotacion të qëndrueshëm të lidershipit, demokratët nuk kanë bërë asgjë për të adresuar problemin e politikanëve të moshuar. Në të vërtetë, mosha mesatare e demokratëve në komisionet e Dhomave është pothuajse një dekadë më e vjetër se e republikanëve.

Atëherë, si mund ta zgjidhim problem të Amerikës? Zgjidhja më e thjeshtë do të ishte të lehtësohej votimi i të rinjve. Regjistrimi automatik i votuesve, ulja e moshës së votimit, rritja e numrit të vendvotimeve në shkollat ​​e mesme dhe kolegjet, duke e bërë të thjeshtë për të rinjtë të depozitojnë fletëvotimet. (përktheu lapsi.al) Mund të konsiderojmë edhe krijimin e institucioneve që u mundësojnë politikanëve të moshuar që të mbajnë një rol këshillëdhënës, duke u lejuar liderëve më të rinj t’i zëvendësojnë ata si përfaqësues formalë. Marrëveshje të tilla kanë ekzistuar më parë; për shembull, John F Kennedy ka konsultuar paraardhësin e tij, Dëight D. Eisenhouer, gjatë krizës së raketave kubane.

Të paktën, të dyja partitë politike mund të bëjnë përpjekje më të ndërgjegjshme për të përmirësuar pjesëmarrjen e të rinjve në organizatat e tyre, për të zhvilluar kuadro të reja udhëheqëse dhe për të lehtësuar njerëzit në pension.

Është e vërtetë se mençuria është diçka që zhvillohet me moshën dhe është e domosdoshme për të bërë zgjedhje politike. Por, ne gjithashtu duhet të kemi udhëheqës që duken më shumë si njerëzit që përfaqësojnë. Në fund të fundit, ne jemi ata që do të merren nesër me pasojat e vendimeve të bëra sot.

Editorial i Daniel Bessner and David Austin Ualsh për The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *