• |
ide | kryesore

Debutuesi Shehi, leksione Superiores me Skënderbeun e tij

Sport



Debutues jo vetëm tek Skënderbeu, por në profesion: në sezonin e tij të parë në një pankinë. Orges Shehi po befason kampionatin me inteligjencën taktike dhe rezultatet e skuadrës së tij. Nëse është e vërtetë që skuadrat e mëdha e tregojnë veten në ndeshje të mëdha, atëherë Skënderbeu në ndeshjen me Kukësin ka dhënë paralajmërimin e qartë se do të jetë skuadra për tu mundur edhe këtë sezon.

Nuk është thjesht vetëm rezultati, sepse në fund të fundit, diferenca e tij është vetëm në golin e Gripshit, por përfaqësimi i bardhekuqve në Korcë ishte mbresëlënës. Në total të performancës në Korçë si trajner, Shehi duhet vlerësuar që nga ngritja motale që i ka bërë bardhekuqve që ishin në pragun e sezonit të tyre më delikat, pas dënimit nga UEFA dhe largimin e lojtarëve më të rëndësishëm.

I guximshëm Orges Shehi në pankinë, impresiv në vitin e tij të parë të menaxhimit të një pankinë, në një pankinë që ndoshta në një tjetër situatë mund të mos i ishte besuar, por që vazhdon të jetë e rëndësishme për nga organika dhe 7 titujt në 8 vitet e fundit. Tre sulmues me një zëvendësim Otto Xhon për Krasniqin, pothuaj të konfirmuar në cdo ndeshje. Është në ADN e korcarëve tashmë loja offensive, por Shehi i ka dhënë fytyrën e tij kësaj skuadre, që i përgjigjet në fushë, me vlerësimin që i ka treguar dikur kur mbronte portën si kapiten.

Garda e vjetër e titujve të fituar ka bërë diferencën në këto 7 javë të para, jo vetëm në fushë, por duke i bërë të rinjtë, që mund të mos kenë stofin e Sowe, Lilajt e të tjerëve, të ndihen të mirëpritur e të luajnë si një grup i vetëm. Në një llogari të shpejtë të dy pretendentët për titull, Partizani e Kukësi, janë rrëzuar përpara Skënderbeut, e kjo është më shumë se tregues…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *