• |
ide | kryesore

Drogë brenda mishit për tia dërguar Lul Cakës në burgun e Kosovës, prangosen vëllezërit

Lajme, Të fundit



Dy vëllezër janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë tentuar të fusin në burgun e Kosovës një sasi prej 600 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

Droga ishte  për Lul Cakën,  një personazh i njohur i botës së krimit i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Kosovës.

Ndërkohë zyrtarisht nuk është bërë i ditur emri i të burgosurit të cilit i ishte destinuar sasia e mishit.

“Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban. Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje”.

Të arrestuar janë vëllezërit,  Besnik  Bali 40 vjeç dhe Isamir  Bali, 34 vjeç, banues në  fshatin Barbullinjë, Lushnje. Personi i shpallur në kërkim është I.Z., 34 vjeç,  banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Gjithashtu  në bashkëpunim me efektivat  e  Komisariatit të  Policisë Lushnje,  është ushtruar kontroll në banesën  e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali,  ku u  gjet dhe një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e  kanë siguruar tek shtetasi I. Z., i cili është shpallur në kërkim.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *