• |
ide | kryesore

Formula 1/ Strategjia e gabuar e Ferrari, Raikkonen i katërti, Vettel i nënti: “Tani dukemi idiotë”

F1, Sport



Përsëri Hamilton e Mercedes kanë qenë më të mirët e interpretimit të situatave variabël, duke marrë në Suzuka një pole position të jashtëzakonshëm, numri 80 për kampionin anglez, në Q3 që ka nisur nën një qiell me re e përfundoi me shi. Kushte në të cilat Ferrari u fundos, me Raikkonen 4° e Vettel 9°, pasi u futën në pistë me goma të mesme në një pistë akoma të thatë.

Hamilton nuk mund të mos jetë i lumtur për arritjen: “Ishte një rezultat i rëndësishëm, arritëm të merrnim vendet e para në xhiron e fundit. Falenderoj skuadrën që ka punuar mirë me makinën, por kemi përmirësuar edhe komunikimin. Jam i lumtur të ndaj me ta sukseset e mia dhe i lumtur për pole numër 80. Në momentin delikat është vështirë të marrësh vendimin e duhur, por ne si skuadër e kemi bërë gjithnjë e për këtë jemi më të mirët “.

Në rradhën e parë edhe Bottas që kompleton rezultatin e Mercedes. Piloti e ka lënë pas ndodhinë e garës së kaluar dhe është entuziast për një tjetër garë spektakolare: “Skuadra ka punuar shumë mirë dhe na ndihmoi të arrinim këtë rezultat edhe në shi. Duhet të adaptoheshim, por ishim më të shpejtët”.

Ferarri dështoi totalish me një zgjedhje të gabuar gomazh. Vendi i katërt për Kimmi Raikkonen dhe i nënti për Seb Vettel, pa asnjë shans për të bezdisur Mercedes dhe Hamilton. Gjermani shpjegoi kështu gabimin për të nisur Q3 me goma të mesme në një pistë ende të thatë, gjë që e ngadalësoi dhe e detyroi të niset të dielën nga vija e pestë: “Vendosëm së bashku, nuk ka rëndësi e kujt ishte zgjedhja. Nuk është vetëm një: unë isha dakord të përdornim të mesmet, por rezultoi një zgjedhje e gabuar. Ishte gati të binte shi, por nuk ra. Filloi vetëm 5 minuta më vonë: po të binte pak më parë do ishim heronj, tani dukemi idiotë, është vështirë ta shohësh nga një këndvështrim tjetër”.

Podiumin e përmbushi Verstappen: “Të premten nuk shpresoja në këtë pozicion në start, jam i kënaqur që ia dola, kemi një pozicion të mirë për të luftuar për podiumin me ata që synojnë titullin kampion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *