• |
ide | kryesore

Intervista/ Dybala: “Dua të jem i pari i njerëzorëve, Juventus më i fortë se Real Madrid”

F1, Sport



Ëngjëlli i ri bardhezi vishet sipas modës, ka buzëqeshjen për një spot televiziv e flet si kampion. Paulo Dybala me topin ndër këmbë të kujton shumë Omar Sivori, por jashtë fushës është krejt ndryshe: një djalosh i ri, më i përgjegjeshëm se kreativ, një ish-djalë i bërë burrë. Shtatori për të ishte një muaj i cuditshëm, sepse Paulo u duk papritur në plan të dytë: më pak yll se Ronaldo, më pak agresiv se Mandzukic, më pak në rritje se Bernardeschi. Por pastaj numri 10 u kthye në qendër të skenës, me futbollin e tij gjenial me hapa të vogël, prekje me të majtën e tre gola Young Boys, histori që argjentinasi e rrëfen në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

Inzaghi, Del Piero, Vidal, tani Dybala: cfarë efekti të bën të jesh futur në klubin e tregolëshave juventinë?
“Nuk e dija, e mësova më vonë se cfarë arritje kisha bërë. Të jesh pjesë e historisë së klubit është një lumturi e pamasë”.
Goli i parë ishte i bukur dhe i vështirë, një top që erdhi nga lart, nga prapa, vështirë të goditej. Cfarë mendon një lojtar në ato momente?
“Në të tilla situata ke vetëm një cast. Kur e pashë se mbrojtësi mund të dilte huq, zgjodha të godas me të brendshmen, sepse ke më shumë kontroll, ndërsa me trinë mund ta cosh topin gjithandej. Kuptova që nuk kisha hapësirë për të stopuar topin dhe portieri mund të dilte, kështu që u përpoqa ta zgjidh shpejt”.
Përse dedikimi për Sivori?
“Kur isha në Argjentinë e dija admirimin për të por nuk e njihja mirë, tek Juve mësova shumë për të. Në ditën e datëlindjes mu duk e drejtë ta vlerësoja për gjithcka ka bërë”.
Elkann, Agnelli, Allegri: të gjithë kanë deklaruar se prioriteti është Champions. Kuptohet ndryshimi i strategjisë?
“Për mua ishte kështu edhe vitin e kaluar, për Champions do e kisha sakrifikuar kampionatin. Tani pritshmëritë janë rritur shumë por mentaliteti është gjithnjë i njëjtë: të fitojmë gjithcka”.
Këtë vit në Champions vështirë se gjen një skuadër më të fortë se Juve…
“Ishte kështu edhe vitin e kaluar: fitoi Real Madrid por nuk tregoi se ishte më i fortë se ne. Nëse do e kalonim turnin, do ndryshonte cdo gjë: sipas meje do ta fitonim Champions e të gjithë do thoshin se ishim më të mirët. Nuk kishte skuadër më të fortë se ne”.
Fitorja e kotë në Bernabeu iu dha siguri?
“Na dha forcë dhe besim: skuadra shkoi të fitonte në Madrid me një mënyrë të pabesueshme. Shokët më treguan se lojtarët e Real ishin në vështirësi, shikonin njëri tjetrin sepse pak herë mund ti ketë ndodhur të pësonin tre gola në një situatë të tillë. Unë mendoj se ajo ndeshje e ka shtyrë Ronaldo drejt Juventus. Aty e kuptoi forcën tonë e bëri zgjedhjen e tij: ai është shumë inteligjent dhe i sheh gjërat para të tjerëve”.
Si është Cristiano nga afër?
“Gjëja që më ka befasuar është thjeshtësia. Nëse e sheh në rrjetet sociale e në tv krijon ide tjetër, në realitet është si të gjithë ne. Stërvitet i përqendruar 100% në cdo seancë, por është shumë i qetë, bën shaka e i trajton të gjithë në të njëjtën mënyrë. Tallet me Cancelo për gjuhën, i thotë se e flet italishten që tani më mirë se ai, e ka filluar të pijë mate si ne amerikano jugorët”.
Dybala tek Juve u bë burrë?
“Po, falë shokëve kam mësuar shumë, për shembull si duhet ti flas të tjerëve para një ndeshje. Gigi e Giorgio, Dani Alves e shumë të tjerë në kombëtare kanë qenë mjeshtra, pastaj duhet të kesh karakter dhe personalitet për ti bërë të të dëgjojnë. Tani janë të tjerë ata që duhet ta bëjnë, unë vazhdoj të mësoj. Nuk jam një që flet shumë në publik, preferoj bisedat personale. Buffon ishte njeriu i duhur për të folur, tani është Chiellini”.
Për goditjet e dënimit është sfidë treshe: Dybala, Pjanic e Ronaldo.
“Vitin e kaluar unë e Mire kishim një pakt: nga gjysma e majtë ai, nga gjysma e djathtë unë. Kur erdhi Ronaldo i shkrova Pjanic në chat tonë: “Mire më vjen keq, më duket se këtë vit do të godasësh pak…”. Pa shaka, në fushë e kemi kështu: nga e majta është Cristiano, ne shkojmë sa për foto…Për penalltitë hierarkitë janë: Ronaldo, pastaj unë, pastaj Pjanic”.
Në sfidat stërvitore fiton gjithnjë Cristiano?
“Jo gjithmonë. Por ai është shumë kompetitiv, askush nuk do të humbasë dhe gjëja bëhet serioze: asnjë nuk tallet kur godet tjetri. Kjo të ndihmon të bësh mirë edhe në ndeshje: e di se po gabove një janë të tjerët gati”.
Zidane, Baggio, Del Piero: cfarë do merrje nga secile kampion bardhezi?
“Nga Zidane elegancën e mënyrën e të lëvizurit në fushë: është si Federer, dukej sikur nuk lodhje. Nga Baggio do të doja kapacitetin për të finalizuar veprimet, e kujtoj ende atë gol me asist të Pirlos me Brescia kundër Juve… Nga Del Piero do të merrja të djathtën e tia vija vetes”.
Del Piero flet mirë për Dybala e Mbappé, për një të ardhme pas Messi e Ronaldo. Dakord?
“Messi e Ronaldo duhet të ishin në fazën e rënies, por bëjnë akoma gjëra të jashtëzakonshme. Messi e Cristiano janë jashtë normalitetit, objektivi im është të jem i pari mes njerëzorëve”.
Lojtari i preferuar mes njerëzorëve?
“Më pëlqen Isco sepse nuk e humb topin kurrë, por edhe Neymar e Mbappé janë fantastikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *