• |
ide | kryesore

Kryemadhi jep porosi nga Berati: Kur të shkoni në Bllok për kafe vishni antiplumb

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi porosit të gjithë ata që frekuentojnë zonën e Bllokut, që të marrin jelek antiplumb.

“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen. Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, tha Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Berat.

Ajo i referohet kështu ngjarjes së fundit në një lokal nate, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

©LAPSI.al



2 Comments

  1. Shpesh ndodh që njeriu nuk ka bërë ndonjë faj apo krim dhe nuk pret hakmarrje , por një plumb qorr edhe mund ta kapi , kur bandat e qeverisë qarkullojnë lirshëm dhe kanë leje në formë “Karta bianke” që të terrorizojnë miletin sipas dëshirave që kanë të droguarit e dashuruar me “shtetin” që nuk ekziston tek ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *