• |
ide | kryesore

Maratona e Tiranës, këto janë rrugët që do të bllokohen sot e nesër

Lajme, Të fundit



Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një plan masash për organizimin e maratonës. Përmes një njoftimi për mediat Bashkia e Tiranës, sqaron se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve sot dhe nesër.

“Ditën e diel, në 7 Tetor, ora 9.00, kryeqyteti do të presë Edicionin e 3-të të Maratonës së Tiranës, ku 5 mijë garues nga më shumë se 40 vende të botës do të garojnë për tre kategori të ndryshme. Por, ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti do të përshkojë edhe disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç është pjesa përreth Liqenit Artificial.
Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë Maratona e Tiranës”, bën të ditur bashkia.

Ditën e Shtunë, për shkak të zhvillimit të garës për fëmijë ‘Fun Run’, kufizohet qarkullimi në sheshin ‘Nënë Tereza’, duke vijuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën ‘Murat Toptani’, rrugën ‘Myslym Shyri’, segmentin midis rrugës ‘Ibrahim Rugova’ dhe Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 të datës 06 Tetor 2018.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky kufizim do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri” dhe “Papa Gjon Pali II”. Ndërsa, intinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë nga rruga “Abdyl Frashëri” për në rrugën “Ibrahim Rugova”; Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

Kurse, për garën e madhe të së Dielës, pjesë e planit të masave organizuese për mbarëvajtjen e maratonës është ndalimi i qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Abdi Toptani”, “George Ë. Bush”, “Rruga e Barrikadave”, “Urani Pano”, “Ded Gjo Luli”, “Rruga e Kavajës” deri te kisha “Katolike” dhe kthim, “Ibrahim Rugova”, “Lek Dukagjini”, si dhe segmentet hyrëse rruga “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë deri në qendër, “Rruga e Durrësit” nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri në qendër, Bulevardi “Zogu I” nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në qendër, “Rruga e Dibrës” nga “Selvia” deri në qendër, rruga “Luigj Gurakuqi” nga sheshi “Avni Rustemi” deri në qendër, në datën 07 Tetor 2018, duke filluar nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky ndalim do të bëhet në “Unazën e Mesme”, përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, rruga “Sami Frashëri”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Myslym Shyri” deri tek rruga “Sami Frashëri”, rruga “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

Aksesi hyrës për në rrugën “Skerdilajd Llagami” do të kryhet nga rruga “Faik Konica”, e cila do të kthehet provizorisht me dy sense lëvizjeje. Ndërkohë, lëvizja e mjeteve të transportit publik do të bëhet: “Rruga e Elbasanit” do të devijohet tek rruga “Arben Broci”; rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohet tek sheshi “Avni Rustemi”; “Rruga e Dibrës” do të devijohet tek “Medreseja”; “Rruga e Kavajës” do të devijohet tek “Fabrika e Bukës”; bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohet tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rrugës së Elbasanit”; rruga “Sulejman Delvina” do të devijohet te sheshi “Willson”; “Rruga e Durrësit” do të devijohet tek sheshi “Karl Topia” dhe Bulevardi “Zogu I” do të devijohet tek rruga “Dervish Hatixhe”.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto kufizime dhe për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste për qytetin, dëshiron të ftojë të gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës.



3 Comments

  1. 90% e pjesemarresve ne maratone do jene morrat e kuq dhe pjella e tyre me qe e organizon -lali eri-10%te huaj.

    1. ky eshte komenti me idjot qe kam pare, se di sa ju jane eresuar syte nga urejtja qe per cdogje duhet te shpreheni kaq ulet,maratonat behen ne cdo vend te botes edhe ska lidhje politike eshte veprimtari sportive qe te impejojne njerezite te meren me sport se po behen dembele edhe obeze, por kaq njohuri keti .

  2. Te ter komentet idiote te duken ty o idiot se komenton si e eme Zeqos ne maje te thanes se sa ke shkruar neper komente ke 20 vjet qe na jetuake jashte vendit dhe qe ande na e kuptuake se keta monstra po bejne shtet ,se keta po e udheheqin popullin e tyre drejt lumturise ,se vendi po behet fanar ndricues ne europe dhe ne bote .O sharlatan nuk eshte idiotesi kjo kur ti organizon -maratona-ku populli nuk po ngop dot barkun me buke o debil,ku nuk ka pune,ku varferia eshte ulur kembe kryq ne vatrat shqiptare ,ku njerzit muarren arratine dhe po mundohen me c’do kusht te largohen nga Shqiperia tani ne vitin 2018 o injorant .Dhe keta -lali erit sebashku me shpurat e tyre na organizuakan maratona -per te terhequr vemendjen e te huajve dhe popullit sikur ky vend jeton ne parajse .Okrimb i ridhjerjes edhe Naim FRASHRI shkruante nga jashte qe nga mergimi por shkruante nje ralitet .Hade ketu dhe provoje bythen ne qofte se nuk je nga ajo kaste e bizneseve te kokaines ,hashashit ,dhe provoje nje here qe jeton dot apo jo -me
    ———respekte o idiot i ridhjerjes-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *