• |
ide | kryesore

Nëse mbijeton deri në janar tek United, Mourinho merr Hummels

Sport



Mats Hummels është kthyer në një prioritet për Manchester United sapo raportimet në Gjermani kanë folur për një të ardhme të paqartë të tij tek Bayern Munich.

Mbrojtësi qendror u përfol për një kalim në Old Trafford edhe në 2014, kur luante për Borussia Dortmund, por pastaj zgjodhi të qendronte në Ëestfalenstadion.

Tekniku i United, Jose Mourinho, është i dëshpëruar ti japë mbrojtjes së tij një lojtarë lider dhe në verë, pa sukses, shkoi pas Harry Maguire të Leicester dhe Toby Alderëeireled të Tottenham.

Sipas Bild, Mourinho mund të bëjë një lëvizje për 29-vjecarin në janar. Hummels është i pakënaqur me politikën erotacionit të teknikut të ri të bavarezëve Niko Kovac. Mbrojtësi ka luajtur vetëm tre nga 6 ndeshjet e Bundesligës, por luajti dhe shënoi në Champions kundër Ajax në Allianz Arena.

Megjithatë cdo lëvizje drejt Hummels varet krejtësisht nga mbijetesa e Mourinho në Manchester deri në janar, kur të hapet merkato. United ka fituar vetëm një ndeshje në shtëpi në Premier League dhe pas 7 ndeshjeve të para është 9 pikë pas kryesuesve Manchester City e Liverpool.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *