• |
ide | kryesore

Përgjimi i Babales/ A mund të shfajësohet Xhafaj përmes Arta Markut

Arkiva, Kryesore



Prokuroria ka shpërndarë sot një lajm nëpër media sipas të cilit personazhi i njohur me emrin “Babalja”, Albert Veliu duhet të arrestohet, pasi ai e ka sajuar përgjimin e vëllait të ministrit të brendshëm, Agron Xhafajt. Sipas të dhënave “të rrjedhura nga prokuroria, ai e ka kryer këtë vepër në bashkëpunim me kunatin e vet Fredi Alizoti.

Menjëherë pas këtij lajmi ashtu sikurse pritej ka rishpërthyer beteja e deklaratave politike. Rama ka ironizuar edhe njëherë Bashën duke i thënë se e ka kthyer Shqupin në kinostudio, kurse ky i fundit ka folur seriozisht për vdekjen e shtetit ligjor.

Natyrisht nëse lajmi që e shpall përgjimin e Babales një manipulim do ishte i besueshëm kjo do qe një goditje e madhe për opozitën.

Lexo me tej:

Por përpara se të besojmë këtë version të një prokurorie të varur nga politika duhet ngritur disa pikpyetje.

Si ka mundësi që sot organi i akuzës po i vë vulën të njëjtit version që qe shkruar që disa muaj më parë nga mediat pranë pushtetit, pra që Babalja e kishte bërë këtë montim se bashku me kunatin e tij dhe ky i fundit e ka treguar të vërtetën pasi nuk ka marrë paratë nga PD-ja?

Por edhe sikur dyshimi i hedhur më sipër të konsiderohet i besueshëm, pra se mediat kanë zbuluar para prokurorëve atë që ka ndodhur, kjo nuk është një garanci për paanshmërinë e hetimit.

Jo më larg se të enjten, Edi Rama, i ftuar në Real Story i tha publikut se shumë shpejt do të kishte lajme të reja nga telenovela Babale.

Ku e dinte kryeministri? Mos vallë Arta Marku, e votuar me votat e PS-së shkon e raporton tek ai para se të marri vendimet?

Por edhe kjo mund të kapërdihet. E dimë që jetojmë në një vend ku prokuroria kontrollohet nga politika dhe ajo ka privilegjin të njoftohet e para për ato që do të ndodhin.

Por edhe nëse nuk i quajmë skandal dy gjërat e përmendura më sipër, përsëri që Rilindja të bindë publikun, ka nevojë për goxha më shumë sesa pohimet e prokurorisë që kontrollon vetë.

Sepse kur shpërtheu skandali Babale, basti ishte tjetër. Vetë Rama dhe më pas Xhafa, pohuan publikisht se ata kishin në duar provën e një laboratori shkencor me famë ndërkombëtare. Vetë Ministri i Brendshëm kreu ato ditë një turne takimesh me mbi 10-15 gazetarë, të cilëvë u pohoi se kjo ekspertizë nga jashtë do të vinte, madje se ai nuk mund të konsiderohej i shfajësuar, nëse një raport i tillë i besueshëm nuk bëhet publik.

Në fakt, Lapsi.al e ka ndjekur kalvarin e këtij raporti që nuk po na vjen në duar (lexo shkrimin poshtë).

Dhe për sa kohë ne nuk do të kemi të zbardhur një përgjigje nga një burim i besueshëm, prokuroria e Arta Markut mund të bëjë c’të dojë. Ajo mund të shpallë përgjimin të pavlefshëm, mund të arrestojë Veliun dhe kunatin, por nuk mundet kurrsesi, të bindë askënd se Fatmir Xhafaj është i pastër dhe se shefi i tij nuk gënjeu kur tha se kishte në duar provën se përgjimi qe një manipulim.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. O autiket e partise dilni menjehere ne sulm pa na sulmuar kundershtaret.Partia ju do gjithmone ne balle

  2. E pranuat hapur. Kjo gazet nuk ben opozit, po dizinformon hapur. Sot e that me menyren tuaj qe punoni per nje parti te caktuar. Jeni njelloj si syri dhe tema. Nga sot humbet nje lexues. Po juve kaq ju ben. Mbajeni me shendet pseudo gazeten tuaj.

    1. i pa emer dhe i pa fytyr por me nji banale ne byth si rama.po si pu ju nxen prapanica jaq kriminel si geron xhafa,frrok,ndok,rosh,dosh rraja ,artur busha e nja 100 te tjer.po pse e iket mo geron xhafen ne mes te nates .babala pa babale 2 qelbesirat rama xhafa hengren mutin e vet,a nuk ishin keta dy mut qe than nuk ka denim ne utali,a esht tash ne burg ,po rraja babale 2 babale 3 prap ne burg rraja per perdhunim.po habiljat bababalllaRAMA ku jan ne burg madje njeri fshihet ne bytth te rames.ikni mo zgjohuni o krymba se mjaft hengret.qfare i ka faj basha e opozita rames qe merr gerona,rraja,habilaj tahira,frroka,ndoka,rosha,dosha,rraja ,balla ,artur busha,prenga paulin sterk muta etj.miti me mit shkon e jo me mjalt .

  3. babalja hero si nuhu,futen ne burg 2 kriminel te edvin qelbesir rames.dy kriminel me pak 20 te shpetuar .tash ne vend qe te kemi dy vllezer xhafa kriminel kemi nje,be vend te kemi 5 rraja kriminel kemi 4,ne vebd qe te kemi 6 habiljaj kriminel kemi vetem 2 tjeret burg ku e kan vendin dhe xhafa fatmut dhe edvinka jastek griselda.

  4. Kjo eshte gazeta me e pa anshme qe ka ky vend. Mos u largoni o njerez po lexoni dhe informohuni nga shullaku qe njihet si nje gazetar i pa anshem.

  5. O njerez rama tall dhe do e talli bythen per shume koh perderi sa nuk egziston nje opozit. Me keta qe nuk din te ngren nje kauz te vertet, e meren me lloj lloj idiotesirash qe ne fund u kthehen kundra. Mos prisni shume gjera nga njerez qe bejn sikur bejn opozit. Mua nuk me intereson ishte apo jo e vertet audio pergjimi, mua me intereson alternativa qe me jep njera ose tjetra pal. Kuptoheni qe keta jan njelloj. Nuk ka shpres duhet nje alternativ tjeter, ndryshe nga keta, qe po bejn 30 vjet ne pushtet, dhe ne ne vend numero. Dhe dicka, per te gjith ata qe komentojn ketu, si nga njera ana dhe tjetra. Per mendimin tim jeni DELE.. pranojeni, jeni njerez qe terhiqeni prej hunde.

    1. Bravo o dash!

      Meqënëse “këta” kanë bërë 30 vjet në pushtet, hajde dhe na qeveris ti dhe shokët e tu “të pavarur”.

    2. Po leri o i uruar “alternativat” qeverisëse se nuk vuan politika shqiptare për modele e propoganda.
      Thjeshtësoje pak këndvështrimin e llogjikës e meru me kryeministrin aktual.
      Sa shtete ka në Europë ?
      A gjen në Europë një kryeministër të tillë si Edi Rama me atlete e poture që flet në çdo moment si i droguar ?
      Duke mos gjetur asnjë mënyrë tjetër për ta shpëtuar Ramën për të rënë nga fiku i pushtetit, na ka dalë gjoja një “alternative e tretë”, që i bën njëlloj dy alternativat e tjera, ate demokratike e soc-komuniste.
      Po ç’gjë të përbashkët paskan sistemi komunist diktatorial enverist, me sistemin demokratik kapitalist puralist europian ?
      Qoftë në politikë e qoftë në ekonomi, janë dy sisteme krejtësisht të ndryshme.
      E vetmja gjë që i afron dy sistemet në Shqipëri, është fakti se ish monopartia Partia e Punës, shkaktare e krimeve çnjerëzore të diktaturës enveriste, ktheu emrin në një Parti Socialiste, pa u ndëshkuar nga drejtësia për krimet e mëparëshme.
      Dëgjoj shpesh një kategori shqiptarësh që e quajnë veten “të pamvarur”, nuk pushojnë së dënuari publikisht këto “30 vjet” të sistemit demokratik pluralist.
      Nëse do të mereshte si e vërtetë qe këto 30 vjetë Shqipëria na qenka shkatëruar krejtësisht, qenka shtuar në kulm varfëria, krimi e korrupsioni, atëhere sipas këtyre mendjeve “të pamvarura” a mos do të thotë kjo se para 30 vjetëve, nën diktatorin Enver Hoxha, Shqipëria paska lulëzuar ekonomikisht, nuk paska ekzistuar as korrupsioni e as krimet, e shqiptarët paskan qenë të lumturit e botës prandaj nuk ikte askusht nga Shqipëria ?
      Që ka pasur e ka korrupsion e krime në këto tre dekadat e sistemit demokratik, kjo nuk mund të mohohet kursesi sepse është llogjike që në një vend ku nuk u ndëshkuan krimet monstruoze politike, nuk ka sesi të funksionojë drejtësia si një mjet i luftës ndaj së keqes.
      Veç këtij fakti, më duket se për Shqipërinë ka pasur edhe një problem tjetër tëpër të mprehtë.
      Shqiptarët duke qenë një popull i skllavëruar e pa asnjë të drejtë e liri njerzore në gati 5 dekada, kur i fituan këto të uruara liri, kaluan në ekstremin e abuzimit me ta.
      Nuk ja mbante asnjë të gjori shqiptar, që në rradhën e qumështit ku priste të blinte një shishe për të ushqyer fëminë, të thoshtë një fjalë kritike për ate fare qeverisje e tani të gjithë janë bërë trima duke sharë liderat politikë e qeveritarë.
      NJë gazetë kishte atëhere, gazeta Zëri i popullit që nuk botonte asnjë lajm të kronikës së zezë e duke u nisur nga kjo, palo historianët komunistë, kërkojnë të na mbushin mendjen se krimet lindën e janë rritur vetëm në sistemin demokratik.
      Padyshim se liberalizmi i ekzagjeruar, mund të krijojë premisat për të shtuar veprimet e paligjëshme.
      Por si është më mirë, që të kemi një sistem diktatorial ku askush të mos guxojë ta thotë mendimin e tij kritik, apo një sistem demokratik qoftë edhe të pa konsoliduar, që i jep të drejtën cilitdo që të shfaqë hapur e pa drojë mendimin e tij ?

  6. Nese prokuroria del ne nje qendrim, pas pergjigjes se laboratorit, dhe hetimeve te tjera te kryera, duhet ta besojme. Se dhe babalja nuk eshte ndonje personazh kaq i besueshem. Nuk besoj se ka ndonje prokuror te cmendur, te arrij deri atje sa te manipuloj provat , per nje ceshtje kaq sensitive.
    Nese ekziston ky variant, dhe pergjigjja e laboratorit ne Angli eshte e tille, qe zeri eshte i manipuluar, personat pergjegjes duhet te mbajne pergjegjesi, sepse kane karikuar artificialisht , me dashje nje situate revolte. Opinionit public , me dashje i eshte servirur nje gje e paqene, me qellim manipulimin e tij.
    Z.Xhafa po tregon mefshtesi ne punen e tij. Eshte gjithmone nje hap prapa, ne raport me grupet kriminale. POR sulmi i opozites ndaj tij, eshte i sforcuar ne rastin e vellait, tendencioz personal. Ka ministra mizerje ne kete qeveri , qe e kane te shkruar HAJDUT ne balle , me te cilet nuk merret kush . Paguajne, blejne opoziten mediat shoqerine civile. Ndaj kjo situate duhet pare pa entiziazem politik, por sipas te vertetes te nxjerr deri ne fund nga institucionet qe paguhen per kete pune.

    1. O Alban !
      Ja të lëmë mënjanë “babalen” që dikush e paska shfrytëzuar për ti bërë dëm Fatmir Xhafës si ministër.
      Por ka disa fakte kokëforta që Fatmirin e bëjnë të dyshimtë si politikan e ministër, edhe pa “babalen”.
      Ka pasur denoncime nga emigrantë ish të persekutuar politikë për këtë zotëri, se me detyrën e hetuesit në kohën e diktaturës enveriste, ka keqtrajtuar e ndëshkuar njerëz të pafajshëm.
      Është në të drejtën e çdo njeriu që të ketë afeksion për figura të shquara historike, që nga Neroni, tek Bonaparti, Stalini e deri tek Millosheviçi, por përderisa F.Xhafaj e disa krerë të tjerë të PS kanë pasur afeksion për diktatorin komunist kriminel shqiptar, përse u dashka përzgjedhur që të drejtojë ministrinë e mbrendëshme ?
      A mos për t’ju kujtuar shqiptarëve koburen e ish sigurimit famëkeq ?
      Po e lemë mënjanë këtë njollë të natyrës politike të F.Xhafës.
      Por me të drejtë opozita ka hedhur pyetjen në publik, se në cilin vend të BE ku duam të shkojmë, ka një ministër të mbrendshëm me një vëlla të dënuar si kapomafie të trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili për t’ju shmangur këtij dënimi ka jetuar në Shqipëri i mbrojtur nga vëllai e miqtë e tij ?
      Që në Shqipëri e gjetkë ka mafie të drogës, ka kapomafie e ka edhe “babale” që janë argatë të tyre e që në një moment edhe mund të denoncojnë kapot e tyre kur ngatërohen ne hesape fitimesh, kjo nuk është ndonjë gje për tu çuditur, sepse ka ndodhur shpesh.
      Por që qeveria e drejtësia, në vend që të hetojë kapomafiet e drogës, arreston denoncuesit e tyre qëftë edhe si “babalja”, vetëm për të “pastruar” emrin e një ministri, kjo nuk është dëgjuar të ndodhë sëpaku në Europë.

  7. Të bie në sy diçka që lidhet me dy nga figurat më kryesore të “rilindjes” socialiste.
    Fatmir Xhafa, një ish antar i rinisë komuniste, adhurues i Enverit, sot ministër i mbrendshëm i akuzuar se ka mbrojtur vëllanë e tij që të mos kryej dënimin me burg si një kapomafie e drogës në Itali.
    Taulant Balla, më i ri se i pari, një ish pionier shëmbullor i Enverit, me cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS, deklaron publikisht se edhe ai si Fatmiri, ka një “vëlla” mik familjar një të dënuar po për trafik droge që sot është një biznesmen “i suksesshëm”, edhe në sajë të ndihmës së mikut të tij Taulant.

    1. I pa emer ,flet per Xhafajn apo Ballen si rrini apo pionier te Dulles por per per sekretar apo militant ,varketar duke lepir cdo rrugic blloku si gellbaza e vucidolit e ke harruar qe nuk linte byth pa lepi .Taulanti apo Xhafa nuk ishin ne France as per specializim as per OP plastike per ate shemtiren dhe sja u hapte kush dyert e bllokut por militantit spiun jo vetem dyert por dhe penxheret rrinte si majmun ne varke gellbaza maloke

  8. Mendoj qe Rilindja eshte nje sekt ne dekompozim. Ka prodhuar aq fallcitet, aq deformime te sistemit, sa tashme eshte totalisht e demaskuar si skeme. Eshte e shpifur, nje kalbesite politike. Fjale propogande fasade, dhe ne thelb rezultoi nje bande apo cet grabitesish ordinere, ekstremisht te papergjegjshem.
    Por flasim per rastin konkret. Insistoj qe sulmi ndaj Xafes eshte me shume i stisur se real. Para Fatmir Xhafes duhej demaskuar Arben Ametaj, Gjiknuri, etj etj.
    Persa i perket origjines komuniste, ky eshte problem i pluralizmit politik, i cili si proces nuk pastroi politiken nga ish komunistet.
    Keshtu ishte Sali Berisha, Bujar Nishani , Gramoz Ruci, Fatmir Xhafa etj etj.

  9. Sa loqe qe jeni mbani fjalime per te treguar se jeni me te zote se saliu dhe basha,kaq shume komentoni sa beheni bajat dhe ne fund nuk thoni asgje,mos kopjoni saliun

  10. Per tere nje tufe komentuesish qe komentojne, sipas deshires e bindjeve politike, por ka edhe disa alibi tendencioze, akoma si rruge e prejardhjes se njerezve nga regjimi komunist shqiptar, qe dihet qe ka qene me kriminali e i pa mendueshem per tiranine qe ka hequr. Por ketu eshte e keqia akoma, sepse disa e shprehin me patho simpatine e atij rregjimi akoma, si ne keto komente,. Te gjithe qe flasim, komentojme jemi popull, sigurisht me mendime e koncepte te ndryshme, por ti themi vetes popull e te jemi me nje qeveri qe nuk i numerohen shtrengimet, e rendimet ekonomike, pa llogaritur bemat ne vjedhje, hashashin, koncesionet, e tj, etj, nuk i numurojme dot, e te mos jemi ne opozite me qeverine,,,,,kjo eshte dobesia me e keqe qe ka nje popull, kur jeto me frike e mos besim. RRomuzet e paralelizmit te qeverise me opoziten jane me tendenca debulimi, sepse ka qe na thone se jane nje soj , si Rama e Basha, ketu behet lufte per sistemet, e taktikat, e ne mes tyre ne kete mes ka dallime qe nuk krahasohen,Sot urgjenca e politikes eshte domosdoshmeria per largimin e kesaj fatkeqesie qe e ka zene kete popull, e nese populli nuk leviz per te drejtat e mohuara e te vjedhura, nuk vjen behari me nje lule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *