• |
ide | kryesore

Rama rekruton Anjeza Majën në kryeministri, moderatorja pjesë e projektit të Fugës

Paparazzi



Ish moderatorja e njohur e emisionit “Në shtëpinë tonë” Anjeza Maja, këtë sezon u largua nga Top Channel. Anjeza preferoi të mos fliste shumë për arsyet e largimit apo për planet e saj të ardhshme. Me takt, ajo vlerësoi ish bashkëpuntorët për profesionalitetin dhe marrëdhëniet e mira që kishte pasur në punë.

Prej disa javësh, është angazhuar në spektaklin e kërcimit “Dance ëith me” në Tv Klan dhe ndërkohë, për revistën ‘Class’ ka treguar se ka në dorë një projekt të ri, i cili do ta bëjë pjesë të stafit kryeministror.

“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale”- ka rrëfyer moderatorja për projektin të cilin mbetet ta mësojmë së shpejti.

Mbetet për t’u parë se çfarë mund të ofrojë moderatorja për mbarëvajtjen e punëve në kryeministri, apo projekti për të cilin ajo flet është pjesë e ERTV-së, televizionit privat të Edi Ramës, që përveç edicionit të lajmeve, intervistave në studio dhe etydeve të shkurtra, do ta pasurojë programin edhe me emisione gatimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *