• |
ide | kryesore

Shoferi tregon pse i rrihte nxënësit në furgon: Më dogjën sediljet me cigare

Lajme, Të fundit



Zbulohet arsyeja se pse drejtuesi i mjetit që transportonte nxënësit e shkollës ushtroi dhunë mbi ta. Policia njoftoi se Edmond Sela, 35 vjeç i ka rrahur nxënësit pasi këta i digjnin sediljet me cigare.

Nga pamjet e videos së publikuar në rrjetet sociale dallohet se nxënësit që lëvizin me autobus janë të mitur dhe për më tepër tymosnin duhan brenda në autobus. Video më poshtë:

Njoftimi i policisë

Pas denoncimit nga Ministria e Arsimit, te nje videojeje ku shfaqet një drejtues autobusi që ushtron dhunë ndaj dy nxenësve, Policia e Shtetit njopfton se Policia e Dibrës menjëherë ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë, të drejtuesit të autobusit, shtetasin Edmond Sela, 35 vjeç, banues në fshatin Burim, Dibër.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E.Sela, me automjetin e tij autobus, me targa AA 633 BO kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë admimistrative Maqellarë.
Në datë 4.10.2018, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve, pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi Edmond Sela, u arrestua për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Gjithashtu rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit, prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cënim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe dhe të paanshëm.



9 Comments

  1. babalja i ka fajet qe coftira rama me barbi kukujjen e shemtuar nikolla zgjedhin keta njerz per shofer,deputet,kryebashkiak etj.e kan nga etrit e tyre rama,nikolla,ruqi,xhafa dajakun,vrasjen e perdhunimin.

  2. Ne vend te merren masa se ku pi shkon ky brez,qe nga dita ne dit shtohen perdoruesit e cigares dhe te hashashit merret masa per shoferin .Turp dhe kaluar turpit

  3. nuk merren me shkakun legenet e ministrise zonja ndrikull, nikolla,e ka rrenuar arsimin ,me drejtoreshat dhe mesueset e pa afta te partise socialiste, vetem statistika per realizim planesh nxjerrin neper shkolla. rezultatet zero. hashash , cigare ,shere. shkolla do regulla te repta

    1. O nino.. pse po ben propagande me nje fakt banal.
      Ke harruar te shkruash ne fund te komentint tend ‘ RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE’ ..

      O nino.. sa me shume komente te tilla te shkruani ju opoizkaret aq me shume njerzit ju largohen .
      Hajt tung.

  4. apapa si hidhen sala me gazetarucet mos u befte nje gje se thua ti sales iu dogj barku qe MUT jen te gjithe te gjith krahet pd ps ……po shoferi eshte burr zotni kushdo qe te ishte do irritoheshe me ja djeg me cigare sediljet
    cfar modhe dhe me igare plus ZERO respekt me kete brez dreqi qe po vjen dhe kta qe iu dalin gjasme te drejtat ik ore legena bjerini santa quarantes babales zhdukja e remziut kosta trebickes gerdecit edi rames me k*rvat e etij si xhafa me vllain balla me shoke sala bashke me shokt e vet e sa e sa ka per te zgjidhur ne kete shtet k*rvash me keto merruni ju o gazetarruce po ua mbajti jo me keto e jo sikur iu rruajt kush per xhisielen po skeni faj si do te justifikoni punen tuaj o pabuksa kriminela me ju e ka o GAZETARRUCA se pak gazetare ka te ndershem e dhe ata do manipulohen se shohin shumicen per te marre rrogen
    kjo tregon qe po na vjen fundi si komb jo te behemi atdhetar leshi vetem ne stadiume e rras ballist morina dit e nate burgjeve kurse vet kete te “paprekshmit” shk*rdhehen neper lloj lloj escortash anembane dhe e shtrydhin kete vend me ne krye maskarain soros me koncesione afera e tendera po ska gje se Ai Lart Sheh …
    DAMLLA U RENTE KREJTVE SA JENI SI DORE QE E KENI BERE MEDIAN VEGEL TUAJEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *