• |
ide | kryesore

Video / Serie A, Udinese-Juventus 0-2: “Mrekullia e tetë” për Allegri

Arkiva, Sport



Asnjë si Juventus në Europë. Skuadra e Allegri ka treguar autoritetin e saj edhe në fushën e Udinese, ku fiton 2-0 dhe arrin suksesin e tetë radhazi në Serie A, i dhjeti nëse konsiderojmë edhe Ligën e Kampionëve. Në “Dacia Arena” çdo gjë është e lehtë për kampionët italianë, të cilët kanë dominuar gjatë gjithë garës dhe kanë shënuar në pjesën e parë me Rodrigo Bentancur. Goli i parë me fanellën bardhezi për mesfushorin uruguajan, që realizoi me kokë në minutën e 33. Krosimin e Cancelos e priste Ronaldo, por Bentancur mbërriti me shpejtësi duke realizuar. Nuk ka pothuaj aspak ndeshje në Friuli. Juventus dominon fushën dhe dyfishon shifrat në minutën e 37′. Në katër minuta bardhezinjtë vendosin diktatin dhe këtë herë është njeriu i tyre më përfaqësues. Cristiano Ronaldo shënon golin e dytë të takimi dhe të katërtin personal në Serie A me një të majtë që kthen humorin tek portugezi, pas një jave problematike me akuzat për përdhunim. Nuk ka gola ne pjesën e dytë dhe 2-0 për bardhezinjtë mbyllet takimi në Friuli, me Juventusin që dominon klasifikimin me 24 pikë të plota në 8 javë kampionat.

https://www.youtube.com/watch?v=u2cpMpYOcB4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *