Merviol Bilo, komandoja që vrau Fabian Gaxhan në Bllok, ishte një qitës i shkëlqyer. Këtë e tregon edhe një video në emisionin Zoom In ku ai tregon aftësitë e tij. Ai është dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando
Nga ana tjetër, Bilo ishte edhe truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha. Në video duket aftësia e Bilos si një qitës shumë i mirë i cili vepron me shpejtësi dhe saktësi, aftësi këto që mendohet se i ka shfaqur edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.
Ndërkohë, Meviol Bilo është vleresuar me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve te avionit vëzhgues te rënë ne këtë zone malore. Ai është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtëse ne Republikën e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan.
I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftimeve ne Afganistan.. Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjesëtar i kompanisë se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura.
Po cfaj ka ky nese e ka bere per vetmbrojtje
Edhe njeher u vertetua qe te “fort” nuk ka. I fort behesh kur ke te drejt. Me sa kuptoj ai ka reaguar ne rrethana mbrojtese dhe duke pasur aftesi e pesuan te “fortet”.
I lumte ajo dore e para e dyta ju gazetarucet qe vetem lajm nuk dini te beni ka qelluar se ka qene i detyruas r ta bente per se nuk merreni me grupin e vis martinit gjith kontigjente me vrasje ne kerkim e me arme pa leje po merreni me kete djalin qe ka bere ate qe paguhej per te bere mbrojte reagim para tre a me shume personave me arme qe kane qelluar te paret w njoh shume mire meviolin kam qene koleg prej 10 vjetesh me te ne forcat speciale nuk ka patur rrug tjeter ose te reagonte ose te perfundonte i vrare .
Ky komandoja qenka burre shteti.shqiperia ka nevoje per njerez si ky.me mire te kishim kryeminister komandon trim sesa edvin tranvestitin qe ka frike nga hija e tij
Eh i shkreti,kete punen e dyte e aplikoj online,apo ja adresoj ndonje mike apo Ishte Pune pa dekumente sa per te Kryer porosin
Ka vrare nje njeri dhe plagosur dy te tjere per ‘vetembrojtje’ brenda ne nje lokal?! Jeni ne vete? Nuk praktikohet ‘qitja me arme zjarri’ ne vende publike apo private sepse ‘qitesi’ eshte mesuar ta beje kete tere kohen.
Bravo!!!