• |
ide | kryesore

Video/ UFC – McGregor sulmon Nurmagomedov gjatë peshimit

Sport, Video



Conor McGregor gati i dha një shkelm në fytyrë kundërshtarit të tij Khabib Nurmagomedov, përpara gongut të parë të sfidës së nxehtë që do të zhvillohet sonte, kur dyluftuesit u përplasën gjatë peshimit.

Irlandezi mbërriti në T-Mobile Arena i mbështetur nga bashkëkombasit e tij dhe sic duket u kap nga euforia e atmosferës. Priti ardhjen e Nurmagomedov dhe në pozicimin përpara peshimit tentoi ti jepte një goditje karateje.

McGregor largoi me forcë duart e presidentit Dana White, i cili po përpiqej ti mbante larg luftuesit dhe lëshoi goditjen me këmbë, pa arritur të godiste kampionin e peshave të lehta të UFC, ndërsa stafet ndërhynë të ndanin luftuesit e artëve marciale mikse.

https://www.youtube.com/watch?v=kp4TIqGm76Q



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *