• |
ide | kryesore

Vrasja në Bllok/ Elvana ishte një pretekst, palët kishin konflikte të hershme

Lajme, Të fundit



Ndërsa ende mbetet e pazbardhuar ngjarja e së enjtes mbrëma në një nga lokalet e Bllokut, mediat përpiqen të zbardhin të tjera detaje.

Një nga pistat kryesore ku po hetohet për konfliktin ishte ajo që ka si shkak këngëtaren Elvana Gjata, e fejuara e njerit nga djemte e perfshire ne konflikt.

Por News 24 jep rrjedhën e ngjarjes dhe citon burime hetimore, sipas të cilave mes të fejuarit të këngëtares, Ervin Mata dhe vitkimës Fabian Gaxha ka patur konflikte të hershme.

Ata janë ritakuar në lokalin në bllok, ku po sipas News 24 kane debatuar dhe Mata ka qëlluar me grusht Gaxhën. Në ndihmë të këtij të fundit ka ardhur Ervis Martinaj, por pikërisht në këtë moment  ka ndërhyrë komandoja Meviol Bilo që ka qëlluar duke vrarë Gaxhën dhe duke plagosur Ervis Martinajn si dhe Eljon Haten.

I njëjti burim sqaron se pas ngjarjes, në kamera duket që njëri nga autorët e përfshirë në konflikt është larguar në këmbë, tjetri në makinë, ndrsa tjetri nuk identifikohet.



3 Comments

  1. ”” mediat përpiqen të zbardhin të tjera detaje…. ”’ Te shpikin te tjera detaje doni te thoni. ahahha

    Dhe me e forta eshte kur thone pastaj qe e mesuam nga ‘ NJE BURIM I SIGURTE NEPOLICI’ ..

    ahah

  2. mediat jane te blera te gjitha. a e shifni bet111 kudo, edhe ktu ke lapsi madje. po tentojn te zhveshin vis martinin nga historia qe eshte terrorri i bizneseve. gjobvensi krywsor ne shqipri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *