• |
ide | kryesore

Astrit Patozi: Referendum për Babalen

Lajme, Të fundit



Bëje revolucionin, po pate këllqe, o derdimen, por jo për Babalen. Se partia, që ke privatizuar dhe i ke marrë emrin me qera prej 5 vjetësh, nuk e bëri dot atë as kur i vranë Azem Hajdarin. Kërkoj ndjesë për krahasimin, por e tillë është katandisja e Partisë Demokratike në drejtimin e njeriut të gabuar, 20 vjet pas vrasjes së Liderit të Dhjetorit.

 

Sepse ky është një sistem që në pushtet duhet të vish vetëm me votë, edhe këtu nuk është puna se të merr në telefon Trump-i apo Merkel-i, siç e shpjegon ti shkakun e shtyrjes së revolucionit.

Vetëm ti mund ta bësh që t’i detyrosh njerëzit të zgjedhin mes asaj që thotë një trafikant ordiner dhe akteve të një prokurori, qoftë ky edhe djali i Aranit Çelës. Se ti mendon që publiku nuk ka nevojë që t’i japësh prova dhe fakte, kur je kundër qeverisë. Dhe je gati t’i hidhesh në fyt vetë apo përmes rrogëtarëve të kunatit kujtdo në Shqipëri, që ka dyshimin më të vogël për versionin e Babales.

Po edhe sikur të mos ishe personazhi që, sipas Ilir Metës, të gënjen edhe për orën, ku ke parë e dëgjuar ti që opozita ta detyrojë popullin që ta pranojë me zor pretendimin e saj?

Domethënë, ti po na thua se kush beson Babalen tënd është shqiptar i mirë, ndërsa ata që e vënë në dyshim janë shërbëtorë të Edi Ramës dhe të krimit të organizuar, apo jo?

Domethënë ti po i fton shqiptarët në referendum, e doni apo nuk e doni Babalen, dhe i qartë për rezultatin e tij në favor, po fton të gjithë fansat e vlonjatit të famshëm që të ngrihen e të përmbysin me forcë Edi Ramën?

Bëje revolucionin, po pate këllqe, o derdimen, se ka një mijë arsye, përveç Babales, që kjo qeveri ta meritojë plotësisht të rrëzohet.

Por të lutem shumë, mos cakto datë, as muaj, dhe as vit, sepse koha është e pamëshirshme. Ajo ikën shpejt, duke i dhënë të drejtë gjithmonë Ilir Metës.



14 Comments

  1. ky kujton se eshte i pazevebdesueshem dhe ju ka bere ferra ibrahim.Nese Pd eshte ne kete gjendje nje pjese te mire te fajit e ke ti.kushe degjeneroi kavajen me Rrugine qe perzgjodhe ti dhe u bere gjysbaxhabak?

  2. Nje nga politikanet me te deshtuar,pa ego,shtojce e te tjereve.
    Ngaqe nuk ka fuqi te arrije tek porta e kundershtarit,e bën golin
    tek porta vet!

  3. ””’ Bëje revolucionin, po pate këllqe, o derdimen, por jo për Babalen. Se partia, që ke privatizuar dhe i ke marrë emrin me qera prej 5 vjetësh, nuk e bëri dot atë as kur i vranë Azem Hajdarin.”””

    O Staliiiiin.. e kupton kush ju drejton ???? Keto gjera duhet te ngrihni ju ne mbledhejt e partis tuaj. Ka kauza plot te drejta me te cilat ju e rrezoni Ramen per nje muaj. Por Lulushi juaj ka vendosur te beje OPOZITE TE FORTE me kengen Partizani i vogel Velo , dhe ‘ U KENDUA KENGA PER ENVERIN’ … Largojuni ketyre filmave konspirative si Babalja 1 , 2, 3… Nu ju cojne ne asnje drejtim , vetem sa humbni vota cdo dite sepse njerzit nuk ju marrin serjozisht me.

    Ju , masa e partise , behuni gurp .. dhe pershembull kapni dosjet e INCENERATOREVE… kopsitini mire ato dosje nga ana juridike dhe zerini deren prokurorise nate, dite aty tek dera. Pastaj filloni me dosjet e tjera.

    Ta kam then dhe me pare , me Lulushin ju nuk shkoni ne asnje drejtim.

  4. Po flasin ne hava -cibanet e qelbur-qe i larguan nga PD-ja per hir te karrikes te deputetllekut mundohen te vjellin vrer .Megjithe ate keta cibane nuk mund te prishin imazhin e drejtueseve te partise demokratike o shoku -jkl-sepse ata u kthyen ne indetitet -.Nje antar i partise -se Skender Qenushit[gj] te katapultoje ne nje parti te djathte sic eshte partia demokratike.Eshte normale pasi nje njeri qe kthehet ne indetitet eshte si nje qen qe ha te zotin.Kjo nuk prish shume pune o shoku -jkl-sepse elektoreti i djathte i pa se cfare lloj fytyrash kane patur ne kete parti dhe jane te bindur qe keta me qendrimin ne kete parti do prishnin me shume pune se sa do ndreqnin .Pra Patozi tashme u be nje karte e djegur si Taku Ngjela me shoke .Dhe ti o -jkl-mos qaj hallin e Kalorzeve se ju varen kembet -thote;nje fjale e urte popullore por mbaji nen hyqme ata autiket tend te shfrenuar qe te komentojne per ato c’ka lexojne dhe o te grine -salate -mikse -me te tjeret qe te mos shprehem me ato fjalet e tjera qe na detyrojne ti shkruajme.

  5. Po tallin menderen te gjith me lulin. Mos o njerez mos i bini ne qafe ai aq di aq ben. SHPETONI IDIOTIN LULI, seshpejti filmi me i ri te kinema shqupi.

  6. pata e patozit ke henger si rama pall te frroku , roshit,prenges e doshit.me nji kilogram kokain patozit ja blen ter gjinin siq blen bregun me te bijen e jozefinen se bashku me dhenderr.keshtu esht kur ke dele derra,lop,krymba qenefi njerz.
    patoz babalja e futi ne bzrg nji kriminel,nuhu po ashtu ,zagjani po se po habilajt i ke ne qeli ,luli i hoqi frrok,ndok e rosh kurse ty patoz ndoka e prenga si ramen ne byth po te qi.

  7. Per kritikuesit, qe godasin ne cdo koment Bashen, dhe me disa nuanca dhelperake denigruese une nuk jam dakord. Po keshtu edhe me shkruesin e ketij artikulli. sidomos, sepse,, po e tregon vehten, intrigant, cmires, e shpifes nje soj , e jome shume se rilindasit qelbanike. Per organizimin, e vitet se sa ka ne parti qe e drejto z,, Basha, e tregoi partia e tije, por te shpifeshper kuneter, e zaptim partie, si ky shpifarak e rilindas ne bredesi te PDse, eshte ndihma me e mire qe ky boshanjoses, qe s;ka qene i shquar ne politike, iu ka hedhur politikes me qellim diskretitimi te PDse. A mos fle me enderra se nje dite do na kthehet kryetar ky me kete rruge qe ka ndjekur e vazhdo ta ndjeke? Demokratet jane si asnje here tjeter nen presionin politik, e arbitrar nga neo kuqalet, por i duhet qe edhe ky krim brejtes te ule moralin, e te zvogeloje perkrahesit e PDse. Keto tentativa po behen ne disa shkrime te ketij deshtaku. Portalet se si ia marrin keto artikuj te nje deshtuari ne politike pa licence, nje zot e di, por me gjithate demokracia ne pd, e demokracia ne vend do ece edhe pa karieriste, cmirexhinj sic eshte autori i ketij shkrimi te siperm.

  8. Patozi ben gam gam kot. Pse duhet me godit pd? Kryetari esjte ai qe eshte. Cdo sulm eshte pike per rilindjen
    Te pavend sulmet e patozit

  9. OO KUSH FLET 20 VJET NE PUSHTET DHE CFAR BERI PER PD SHITI VOTEN FJALA REFRMA NE DREJTESI NJE PYETJE KAME PER KETE LOLO SI I DUKET REFOMA NE DREJTESI APO SI E KA FABRIKEN E MIELLIT NE VORE NUK JA KA KONTROLLUAR KUSH ESHTE ME RILINDJEN SE NGACMON NJERI …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *