• |
ide | kryesore

Balla: Opozita çoi një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve

Lajme, Të fundit
balla.jpg



Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas kërkesës së opozitës drejtuar Gramoz Rucit për përjashtimin e  tij nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.

Balla shkruan se në Parlamentin Europian u çua një kamion me baltë për t’a mbuluar atë në sytë e partnerëve europainë.

“Edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua nje kamion me balte për te me mbuluar mua ne sytë e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe përplasen pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria kete baltosje te vazhdueshme!?” – thotë Balla ndër të tjera.

“Shoqërohet me trafikantë dhe përdhunues”, opozita i kërkon Ruçit të largojë Taulant Ballën nga… 

Deklarata e plotë: 

Çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli deshtoi jo vetem me zgjedhjet e me drejtimin politik te opozites, po edhe me prodhimet filmike te studios PD&KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji jane tanime subjekte te punes se prokurorise, njeri me flete arresti te prere, tjetri me faqen e nxire nga perfshirja ne film.

Nderkohe edhe filmi tjeter me nënkomisarin qe u kercenua ne pranine time? me arme ne komisariat, eshte drejt deshtimit te plote sepse jetojme ne kohen dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera qe i nxjerrin bllof dylbite e Palokes?

Po nderkohe kjo balte seriale eshte ende e vlefshme per eksport se miqte e huaj s’kane kohe te merren me detajet e ketyre manipulimeve te ndyra. Keshtu edhe në Parlamentin Europian, bazuar teresisht mbi shpifje, sapo u cua nje kamion me balte per te me mbuluar mua ne syte e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe perplasem pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqiperia kete baltosje te vazhdueshme!? Ua le shqiptareve ta gjykojne.

Une vete kam nderin të bashkëdrejtoj Komitetin Parlamentar te Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh ne fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pandërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Jam i sigurte qe pas pak ditesh do te kerkojne edhe largimin si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqiperi, habitem qe nuk e permenden qe sot. Nese opozita do ta perdori kete kerkese si argument per te bojkotuar edhe Takimin ne Bruksel, atehere thjeshte gjeni argument tjeter.



16 Comments

  1. Nuk ka bere ndonje gje te veçante opoziçka o taupalla! Ka shtuar balten ne te cilen je i fundosur prej kohesh ti dhe tufa juaj e qenerve!

  2. flet per kamera qe vet i gjirojn dhe mshefin.pasi babalja e nxorri me numer telefoni bythen geron xhafa qelbet rama e xhafa nuk priten as nji sekond por e zhduken geronin pa ja degjuar as nji qik ze e foto,e zhduken si enveri naten.tash ka dy jav qe prapanicat e tyre po i bejn videot NE ERMUTV QE TE DALIN BALLA;RRAJA E MUTI RAMA jo si kriminel por qe kapen rrajen e vogel ne burg.

  3. S;ka nevoje te coje opozita balte ne organizmat europiane, se me balte se je dhe se reflekto vete fytyra e ketij bastardi, nuk mund ti besh komenet. Ne instancat europiane, duhet te shkoi tepsia e qelbesirave, qe e perfaqeso ky koke katrori, e me gjithate njihen keta monstra qe ne kemi si perfaqesues.

  4. Më e bukura e ksaj deklarate të këtij shakaxhiut nga Librazhdi. ështe se ai kujton që po të denoncosh marrëzitë e pisllëqet e tij, paske “hedhur baltë” mbi Shqipërinë

  5. Pse me duken te tera keto komentet e mesiperme si te shkruara nga nje dore ?

    jo mire keshtu .. joooo. Kjo nuk tregon se jeni shume persona qe jeni te pakenaqur me qeverine por se je nje njeri i deshperuar.

    Me vjen keq per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *