• |
ide | kryesore

Elvana Gjata, alibi e krimit apo një model që duhet përbuzur?

Arkiva, Kryesore



Rroli i Elvana Gjatës në masakrën e bllokut dhe imazhi i saj pas asaj që ndodhi janë bërë pjesë e një diskutimi të madh. në rrejtet sociale disa e kanë krahasuar me Cecën, gruan e kriminelit të famshëm Arkan, të tjerë e kanë vendosur mes aradhës së një sërë personazhesh të shou bizit shqiptar, si Inis Gjoni, Viola Spiro, Rudina Magjistari, Fjolla Morina që kanë ndarë shtratin e tyre me njerëz problematike që shpesh kanë përfunduar të vrarë.

Në të kundërt, disa të tjerë e kanë e kanë parë Elvanën si një karrem që po përdorej nga krimi, për të fshehur motivet e vërteta të ngjarjes në bllok që para se të ishte një histori rozë ishte një histori gjobëvënieje.

Reagimet madje dhe memet për të gjitha këto nuk kanë munguar.

 

Edhe vetë në instagramin e këngëtares kanë shpërthyer sharjat dhe fyerjet për këtë grua që ka zgjedhur të bëhet ikonë e dashurisë me një të fortë dhe për këtë e pagoi cimin e saj. Të gjitha këto e kanë detyruar këngëtaren të mbyllë pjesën e komenteve në instagramin e saj, madje dhe të largohet fare nga Shqipëria. Këtë herë jo për të nisur një karrierë amerikane, por për ti shpëtuar valës së etiketimeve kundër saj.

 

Të gjithë artikujt që kanë lidhje me Elvana Gjatën:

Historia e plotë, Elvana Gjata- Ervin Mata dhe profecia ndjellakeqe e këngëtares

Vrasja në bllok/ Merret në pyetje nga policia Elvana Gjata

Sherri në bllok/ Ky është i dashuri i Elvana Gjatës (FOTO)

Shpallet në kërkim nga policia Ervin Mataj, i dashuri i Elvana Gjatës

Atentati / Elvana Gjata, çfarë fshihet pas emrit të këngëtares

Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas fejesës me të kërkuarin Ervin Mataj

I gjithë ky debat është shoqëruar edhe me komente në shtypin shqiptar. Një nga mbrojtëset e përhershme të Elvanës, Dalina Buzi ka këmbëngulur  në Anabel.al se pati një eksitim pervers për ta krahasuar Elvanën me vajzat që shkojnë me lekë. “Thelbi i vrasjes në mes të Bllokut u anashkalua për hir të një telenovele më të klikueshme, asaj të pjesëmarrjes së artistes Elvana Gjata në vendodhjen e koniktit. Të gjitha mediat, qoftë edhe ato gjeneraliste u kthyen në rozë dhe Elvana në targetin më joshës për të thithur interesin e lexuesve.
Është mëse e kuptueshme që të raportohet e plotë një ngjarje nga mediat gjeneraliste dhe këtu nuk ka asnjë problem dhe asnjë detyrim për të mbrojtur/për të mbajtur të fshehur emrin e një të famshmi, kushdoqoftë ai/ajo. Por eksitimi pervers për të ndërtuar çdo histori duke përfshirë këngëtaren, për të publikuar çdo lajm me foton e saj, analizat e shëmtuara për ta vendosur artisten në të njëjtin nivel me vajzat që shkojnë për lekë, në të njëjtat media që kanë publikuar prej më shumë se 15 vitesh sukseset e saj në muzikë; ngazëllimi diabolik i qindra njerëzve që komentonin dhe interpretonin në mënyrën më të neveritshme këngëtaren, kaloi çdo limit…” ka shkruar Buzi.

Në fakt, imazhi i Elvanës si një artiste që po jetonte përtej mundësive që i jepte arti i saj kishte filluar të shpërndahej që prej lidhjes së saj me të fejuarin Ervin Mataj. Shtypi për më shumë se dy vjetësh shkruante për avionë privatë, dhoma hoteli që kushtonin 19 mijë euro nata, funfjava nga 30 mijë euro dhe klipe super të shtrenjtë. Dhe pikërisht kjo kishte bërë që në rrejtet sociale Elvana të shihej në linjën e vajzave që kapin të fortë të pasur pavarësisht es c’përfaqësojnë ata.

Këtë pyetje ka ngritur edhe gazetari Mentor Kikia:”A është vallë rastësi që shumë prej emrave më në zë të muzikës shqiptare janë ose vajza të lidhura me djem të botës së krimit, ose meshkuj që i kanë bërë komisariatet e policisë si shtëpinë e dytë?

Padyshim që gjithkush është i lirë të bëjë ç’të dojë me jetën e tij, e nuk i detyrohet askujt t’i japë llogari (përveç ligjit).

Por këta njerëz janë publikë, kanë nga 1 milion ndjekës në rrjetet sociale, përmes të cilave i bëjnë marketing punës së tyre, por përhapin edhe stilin e tyre të jetesës dhe modelin tek ndjekësit e tyre.

Jeta e tyre ekstravagande, luksi i shfrenuar që nuk justifikohet kurkund me suksesin në profesionin që kanë, nuk u përkasin vetëm atyre, në kuptimin social të fjalës.

Veç ndjekësve në rrjetet sociale, ata ftohen edhe në studiot e televizioneve, ku promovojnë muzikën, por edhe sjelljen dhe modelin e jetesës. Pra, me jetën e tyre, ata ndikojnë tek të tjerët, veçanërisht të rinjtë.

Në këtë këndvështrim, Elvanën nuk duhet ta gjykojmë si përgjegjëse për atë ndodhi. As se përse zgjodhi të kishte në krah një njeri të pasur dhe të gatshëm të vrasë këdo që i hedh sytë asaj. Por, po, atë mund ta gjykojmë si modelin ‘e shëmtuar’ të një këngëtareje. Dhe për këtë arsye, ata që janë ndjekës të saj, kanë të drejtë edhe ta përbuzin” ka shkruar Kikia.

Por ndryshe nga Kikia që e sheh si modelin e shëmtuar që duhet përbuzur, Dalina Buzi këmbëngul se Elvana nuk e morri famën dhe pasurinë nga i fejuari i saj Ervin Mata:  “Mëkati i vetëm i Elvanës në të gjithë këtë histori është fama e saj. Asgjë tjetër në jetën e saj, artistja nuk ja detyron askujt, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet romantike – përderisa në asnjë moment nuk ka pretenduar të jetë dikush tjetër, nuk është përfshirë në asnjë diskutim publik dhe nuk ka ndarë asnjë histori intime që kur hyri në muzikë në moshën 15 vjeçare me asnjë media, e për më tepër nuk i është imponuar ndjekësve të saj me mburrje e rrëme të paqëna, por vetëm me punë.
Nuk e krijoi Elvana terrenin e krimit, nuk i promovoi Elvana kriminelët, nuk e krijoi Elvana Gjata emrin falë një burri, kushdo qoftë ai, nuk ja pagoi njeri miliona klikimet (mbi 50 milionë vetëm këtë verë) dhe dashurinë e njerëzve që kanë mbushur sheshet e klubet ku ajo ka qënë e pranishme dhe as nuk ja dhuroi njeri, por e meritoi, pagesën, ndër më të lartat në tregun muzikor shqiptar”.

Por Kikia këmbëngul se ndryshe nga modelet në perëndim, ku artistët identifikohen dhe me vepra bamirësie dhe jo vetm me parakalimin vezullues të pasurisë që e kanë fituar duke i përkitur rrethit të ngushtë të seks simboleve të njohura, kjo lloj tipologjie i bën dëm shoqërisë:  “Nuk dua të bëj moralistin. Por, në vend të këtyre mesazheve, këto prezantojnë fotot me çizme të dedikuara që kushtojnë 10 mijë dollarë, pellushë 5 mijë Euro, unaza me diamantë, makina që kushtojnë sa një apartament etj.

Jo, ky nuk është mesazhi i duhur në një shoqëri ku gjysma e fëmijëve nuk kanë ç’të veshin. Ky është një karshillëk pervers.

E di, ju nuk i detyroheni askujt, për asgjë. Këtë luks nuk e keni me paratë e taksapaguesve. Por kjo është kostoja e të qenit njeri publik.

Ndryshe mbyllini ato llogari në rrjetet sociale, zhdukuni edhe nga ekranet dhe shkoni e shijoni luksin tuaj”.

Në fakt këtë mesa duket bëri dhe Elvana.  Ajo bllokoi komentet në instagram, mori avionin dhe u largua nga ky vend që e vuri papritmas në qendër të vëmëndjes… 

A është ajo jë model që duhet të na zhduket nga sytë, sic thotë Kikia apo është e kundërta, një njeri që do ti’a ndalë se suksesin e ka vetëm me punë sic thotë Dalina Buzi: ‘…me apo pa një mashkull në krah, qoftë “në kërkim” apo duke larë enët në shtëpinë e saj, këngëtarja do t’ja dalë, se s’ka asnjë mëkat, përveçse ka bërë atë që ka dashur gjithmonë; të këndojë. Elvana është vetëm një lajm që nesër do të harrohet, siç janë harruar lajme vajzash të famshme e të pafajshme këtu apo në botë të gjendura në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Por ajo çfarë ndodhi në Bllok dhe ajo çfarë po ndodh çdo ditë me krimet në këtë vend dhe promovimin e pranimin e kriminelëve në çdo sektor, nga politika e deri në mburrje kafenesh e tekste të panumërta rrepi, është jeta jonë. E thënë me gjuhën e rrugës: “Jemi rëndë, jemi aq rëndë, sa na bezdis një kotele, kur elefanti në dhomë po na mbyt.”

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Edhe bufi e kupton qe eshte alibi, qe komandoja te denohet sa me lehte…
    Po t’ia kishte shpuar koken edhe atij cubit tjeter te pakten

  2. Elvana ra ne batakun e zakonshem , ku femrat e showbizit shqiptar bien. Ne perceptimin e opinionit , te qenit public jep perceptimin e nje njeriu te paster e te kulluar. Pa vese dhe te moralshem. Ata qe i njohin e dine qe ky segment, eshte nje pjese e kalbur e shoqerise. “Artistet” ne Shqiperi jane trafikant droge, perdorues po e po, jane escorta, shkojne per nje nate , per x euro, ka artiste qe cojne e sjellin prostituta ketej e andej kufirit.
    Gazetare qe me rroge jo me shume se 150.000 te reja, bejne jete si te jene pronare te tv ku punojne.
    Artiste qe dhe pse paguhen ne menyre modeste, pa asnje talent , apo kontribute artistike , futen ne gare me njera tjetren, kush ben dasmen me te shtrenjte, dhe me me shume buje.
    Lidhen me meshkuj, fejohen e martohen me ta, pa e ditur si, (ose nuk duan te dine), se nga buron kjo mireqenie, dhe nga dalin keto leke. Eshte nje marreveshje e heshtuar, qe une si femer ofroj trupin, ti si partner qe duhet ta kesh per nder qe rri me mua, leket.
    Ne rastin konkret, Elvana dhe pse e fejuar dhe kishte rene ne nje dashuri te madhe, as nuk denjonte ta prezantonte te dashurin e saj, dhe pse ai i ofronte nje jete perrallore.
    Kjo eshte inteligjente. Ashtu si nuk i falet qe hodhi ne ere karrieren e saj, qe mezi e krijoi , per te bere pordhe per nje fare kohe.
    Ky eshte bataku ku, dhe Elvana ra.
    Ky eshte fenomeni , dhe duhet analiza pse ndodh?!!!

  3. 50 milion klikues Shqiperia 3milion banore shumica jane ne pune dhe ne hallet e veta edhe mbretresha soulit qe vdiq kohe me pare do e kishte zili kte kartoren

  4. O Andi dhe komentues te Lapsi.al! Fjala alibi ka kuptimin qe – kur ka ndodhur nje njgarje ti ke deshmimtare apo dhe fakte qe ke qene diku tjeter. Qe ketu fillon mediokriteti i bashatit qe saliu e beri demokrat,pasi e beri pucist me Mero Bazen, Cakallin dhe kol pallen! Kujt i duhen keto pacavure shkrime?!

  5. Elvana nuk i ka borsh askujt që po i turren si qentë nga cmira e xhelozia, të gjithë plehrat që shajnë Elvanën janë shitur edhe për shumë më pak se një pallto e saj.

    Vetëm nqs sheri do të ishte provokuar nga sjellja e saj, ajo do të ishte fajtore.

  6. Elvana deshironte luksin parane famen etj elemente te dukjes dhe jo permbajtjes . Edhe qe nuk ishin ne mundesite e saj. Pra pertej mundesive te saj

    Ka nje shprehje: be careful on what you wish!

    Kengetare mesatare per nje vend si i yni. Pordha per sheik. Modeli i shemtuar i showbiz. Dmth model kriminal.

    Po do harrohet shpejt kjo ngjarje. Me drogen masive ramen xhafen arten etj, dhe rilindjen si organizate mafioze kjo ngjarje eshte pa rendesi te madhe. Nje faqe ne librin e krimit te rilindjes

    Gjynah kalamajt e atij komando trapit.

    Te tjeret te perzjere me kete ngjarje perfshire elvana pjeshken meritojne hekurat ose plumbin

  7. Elvana eshte nje kengetare e nje niveli mesatar dhe ne saje te panjes ka fituar “fame” dhe leke. Ai tipi i “fejuar eshte thjesht sponsori se nuk besoj qe ta dashuroje me gjithe mend. Po ne ate vend ka shume Elvana dhe kjo po perhapet si epidemi, ku femrat per pak “fame” shkojne me kedo qe u afron jete luksi dhe leke

  8. Vaniteti dhe injoranca e ketyre kurtizaneve (jo te Parisit por te katunit mocalor qe quhet Tirane qe drejtohet nga nje fshatar i Ures Vajgurore qe shiste fiq) qe duan te flene me 19 mije dollare nata aty ku ka fjetur nje bythzeze, dhe kjo Elvana qe edhe surratin e nxin qe te duket si Beyonce (pa personalitet dhe pishman qe nuk eshte si dikush tjeter) qe paguhet nga dikush qe paska nje “hotel pretigjoz” ne Tirane ( si mundet nje pronar hoteli te paguaje 19 mije dollare ne nate sa miliona dollare beka ai hotel ne vit) merret vesh se nga e ka burimin e vertete te parave qe ka. Hoteli e tjetra jane mbulesa. Sic duket Elvanka ka marre “garanci” qe nuk do dali llafi se nga vijne parate. Keto te ashtuquajtura artiste jane mantenuta banditesh e trafkantesh femrash e droge e pislleqesh te tjera. Keto po shkaterrojne e degjenerojne femrat shqiptare sepse paraqiten si modeli i femres se sukseshme.

  9. 1. Elvana ne te 30 mendoi se kishte shansin e fundit te provonte tregun nderkombetar. Per kete i duhej nje miliarder . Gjeti kete bosin e kokaines te hollandes , i cili brenda dy vjetesh realizoi gjithe endrrat e Elvanes.
    2. Elvana nuk pati sukses jashte pavaresisht dy kengeve me bashkepunime te shtrenjta
    3. Por cdo udhetim behej me avion personal. Pushimet e veshjet ishin gjithmone ne nivele pasanikesh qe nuk i realizon asnje biznesmen shqiperie e asnje kengetare tallava si Elvana.
    4. Nuk eshte hera e pare qe Elvana shkon me te forte. Eshte brenda profilit te saj
    5. Dalina Buzi i detyrohet aq sepse i organizoi nje feste ku i krefi ca nga Leket e elvanes
    6. Darka e festes se ditelindjes se Elvanes ishte e neveritshme ku nuk mungonon me te neveritshmit e showt dhe politikes.
    7. Nje nga me legenet e me idjotet nuk mund te mos i qepej lekeve te Elvanes. Ky eshte Erma Mamaqi.
    8. Turp i madh qe ne ate ditelindje nuk mungonte Linda Basha. Kjo gje kerkon investigim
    9. Elvana eshte nje nga te shumtat vajza te tallavase ne kete vend qe kane ndertuar kete menyre jetese e ekzistence
    10. Boll thate qe ishte fejuar me nje biznesmen . Ervin Mata eshte nje nga kapot e trafikut te droges ne europe.
    11. Si zor te jete nje sherr banal . Po . Eshtw preteks per domene te tjera.

  10. Tema diskutimit eshte “modeli Elvana”.
    Nuk ka te beje me smire, apo dicka tjeter personale. Diskutojme modelin. Deri dje Elvana ishte model per brezin e ri, shume e kishin idhull, shume e imitonin, shume deshironin te beheshin si ajo.
    Kush gjykon artistikisht, e di shume mire qe Elvana nuk ka ze. Dhe sot ne Shqiperi , ka kengetare shume me te mira se Elvana, por qe nuk kane shkelqimin e saj. Elvana ishte nje produkt i Flor Mumajesit, i cili arriti ta ofronte ne treg, si dive e muzikes se lehte shqiptare. Elvana arriti te performonte, dhe fama nuk i mungoi. Ishte dhe aftesia e saj pa dyshim. Ishte vajze ambicioze, kerkonte pa fund nga vetja. Punonte shume, por dhe deshironte shume.
    Deshirat nuk perputheshin me aftesine. Kurre si kishin munguar leket, por per ate qe enderronte ato nuk mjaftonin.
    Dhe beri zgjedhjen e saj. Eshte e drejta e saj, ka jeten e vet.
    Por po te ishte nje person anonim, askush sdo merrej me te. Duke harruar gjithcka, si arriti deri aty ku ishte, merr dhe vendimin ekstrem, per te bere “marreveshje”sponsorizimi.
    mori persiper dhe qarrin dhe qederin. Rrezikoi dhe ja si ndodhi. As nuk e gjykoj as nuk i qaj hallin.
    Me lind vetem e drejta ti drejtohem atyre fansave te saj, qe ky NUK eshte modeli qe duhet ndjekur. Femra duhet te luftoj njesoj si seksi tjeter, per te qene e pavarur dhe e suksesshme ne jete.
    Duhet te punoj shume, studioj, dhe te rris besimin ne forcat dhe mundesite e veta.
    Duhet te kete nje standart, te cilin duhet ta ruaj, dhe mos bej asnje kompromis me jeten dhe te ardhmen e saj.

  11. Sharshela-fam-a si thoshte Napeolon Bonaparti se nuk e njoh frengjishten-Sebepi i sherrit eshte femra,Por nuk besoj te qendroje kjo duhet te jene -pazare-te vjetra te mallit belig.

  12. E thene shkurt shqiperia por edhe ambientet e shqiptareve kudo ne bote nuk te ofrojne aq shume para ose fitime sa te realizosh gjithshka me sende te dedikuara ose shume te shtrenjta. Kemi shume nga kengetaret qe e kane ose duhet ta kene me patjeter emrin te gdhendur ne cdo event muzikor. Te gjitha te intervistuara kane thene qe vertete fitojme para, dhe kjo ndodh vetem jashte, por sa per te pasur nje jete normale dhe per te siguruar familjen. Nuk dua ti permend sepse jane vertete ikona te muzikes dhe eshte turp te permenden ne kete rast. Por asnjera prej tyre nuk ka pasur “fatin” te udhetoje me avion privat gjithmone, te prenotoje nje dhome hoteli jo 19.000 euro por as 1.900 euro, etj etj. Por ama jane te sistemuara me se miri dhe asnjeres “nuk ju ka derdh uturaku ne kembe…..”. Per ato modele kengetaresh e artistesh te flase dalina & co….. dhe jo per kete “model qe po mbron”. Sdq “gjelle qensh” eshte ky muhabet dhe kjo ngjarje…..

  13. Nje pyetje nga salla- perse u lejua te largohej jashte shqiperise? Ne amerike me 100% do ti pritej flete arresti pasi ajo ka qene pjesmarrese ne nje vrasje qofte dhe pasive, dmth ka dijeni per nje krim, dhe minimumi do denohej per moskallezim. Vetem aty eshte cdo gje mbrapsht

  14. Modeli eshte ky pak a shume: Une kam pidh te mire pa komplekse dhe ta haj karin ty si akullore ne diten me te nxehte te plazhit. Po pate lek ti, une edhe ta lepij ate kar fill pasi te ma kesh rrasur ne byth. Ama, po i humbe leket ndonjehere, une kercas iki si shtriga e Borebardhes e ndjekur nga xhuxhat. Love me love me ahaaaa aaaaa!

  15. Zeni dhe armina ishin miqte e elvanes dhe mates,ku jane tani pse nuk flasin keta bashke me saliun dhe visi qe ben si i forte se mbrohet nga familja berisha.sa per elvanen ka bere zgjedhjen e vet per jeten e saj,sic keni bere ju per jeten tuaj si komentues te mjere

  16. E gjitha kjo ka nje shpjegim. Kemi qene te varfer, te papare, dhe leku madh per ne eshte shume i forte per ti rezistuar. Shitemi e blihemi kollaj.

  17. Çfare butaforie, nje ngjarje e dhunshme ne zemer te Tiranes, klasifikohet si nje krim pasioni, nga dy gazetare qe e kane kaq perzemer rilindjen!!! Mafia lane hesapet ne mes te kryeqytetit sepse eshte e vetdijshme per lirine e veprimit qe ka marre nga qeveria. Kjo eshte e verteta Bushat, qe ben rolin e naivit ne te tilla « analizza »…

    1. Perse nuk e lini ne dore te policis dhe gjykates por dermoni pa meshire nje vajze ,vetem cmira dhe xhelozia ju detyron .

  18. Dalina ka shku per vete per lek normale qe do e mbroj Elvanen ,shoqen e ngusht!Femer pler si kjo nuk le artikuj te ndyr pa shkruajtur ndaj vajzave te tjera kur vjen puna ke mikeshat e saj Lori Hoxha e Elvana Gjata nuk i mbarojn ndonjeher lavded!Ik se na hapet barkun megjith kte palogazetari te bazuar ne klientel e njohje.Ropt elvanes dhe ktyre buceve bashk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *