• |
ide | kryesore

Kadir Dogulu:Neslihan, bashkëshorte e mrekullueshme

Paparazzi, Slider



Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu u martuan në vitin 2016. Dy aktorët u njohën në sheshxhirim dhe që prej atij momenti jetët e tyre u lidhën përjetësisht. Në një intervistë të dhënë këtë javë, aktori i “Krahët e dashurisë” i është rikthyer edhe një herë kujtimeve të dasmës. “Kemi patur rreth 200 të ftuar, të gjithë miq dhe familjarë tanët, njerëz që i kemi patur pranë në momente të rëndësishme të jetës tonë. Kur erdhi dita e shumëpritur, ishim vërtet të lumtur. Donim thjesht të argëtoheshim dhe të kalonin sa më mirë. Nuk parapërgatitëm asgjë” – ka treguar aktori. “Neslihan është një grua e mrekullushme, çdo ditë me të është një bekim. Nëse do e dija që do të ishte kështu jeta ime pas martese, do të isha martuar më shpejt” – u shpreh Kadir.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *