• |
ide | kryesore

Keira Knightley kundër Kate Middleton,’Mos u shtir’

Paparazzi, Slider



Keira Knightley për serinë e eseve feministe “ Feminists don’t wear pink(and other lies)”publikoi një shkrim të quajtur “The weaker sex” (Gjinia më e dobët).  Aty ajo nuk ngurroi të shprehte hapur kundërshtimin ndaj Kate Middleton dhe imazhit jo të vërtetë që ajo përcolli pas lindjes së fëmijës.

“Ne qëndrojmë dhe shohim ekranin e televizorit. Ajo doli nga spitali shtatë orë më vonë me fytyrën të rregulluar dhe veshur me taka. Fytyrën që bota do të shohë. Fshihemi. Fshehim dhimbjen tonë, trupat tanë që çahen,gjinjtë që rrjedhin, hormonet që shpërthejnë. Duku bukur, duku me stil, mos e trego fushëbetejën Kate. Shtatë orë pasi luftove për jetë a vdekje, shtatë orë pasi trupi jot u hap i gjakosur, lindi një jetë duke ulëritur. Mos trego. Qëndro aty me vajzën tënde dhe fotografohu nga një tufë fotografësh meshkuj.”- ka shkruar ajo.

Duke e krahasuar me eksperiencën e saj dhe të grave të tjera, lindja nuk është një proces i bukur në dukje. Dhe ajo mendon se Kate ka prezantuar imazhin e gabuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *