• |
ide | kryesore

Manchester United, hija e Zidane po mbulon Mourinho

Sport



Pavarësisht super përmbysjes 3-2 ndaj Newcastle të “armikut” Benitez, ende nuk është i sigurt stoli i Jose Mourinho, e ardhmja e të cilit te Manchester United mbetet në dyshim. Tifozët në “Old Trafford” treguan se janë me trajnerin portugez duke kënduar disa kore me emrin e tij, por loja e shprehur nga skuadra në 70′ minutat e ndeshjes ndaj “Magpies” dhe konfliktet e bëra publike me dhomën e zhveshjes e kanë bërë përvëlues stolin e Special One, për të cilin do të jenë vendimtare sfidat me Chelsea dhe Juventus.

Fati i Mourinho duket gjithsesi në duart e Sarri dhe Allegri, të paktën kështu nënkupton “Sunday Mirror”, sipas të cilit drejtuesit e Djajve të Kuq i kanë thënë zyrtarisht Zinedine Zidane të mos konsiderojë asnjë destinacion tjetër në pritje të vendimit mbi të ardhmen e portugezit.

Duhet thënë se po kjo e përditshme në ditët e kaluara e kishte raportuar të vendosur fatin e Mou edhe në rast fitoreje ndaj Newcastle, por kandidatura e ish-trajnerit të Real Madrid mbetet shumë e fortë dhe stategjia që duket se po përdorin në shtëpinë e United të kujton shumë atë të vitit 2016, kur ai që “dridhej” ishte stoli i Louis Van Gaal, i cili qëndroi deri në fund të sezonit përpara se të zëvendësohej pikërisht nga Mourinho.

Gjithsesi historia mund të përsëritet, hija e Zidane rritet gjithmonë e më shumë mbi portugezin, për të cilin mund të jenë vendimtare sfidat nga Chelsea dhe Juve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *