• |
ide | kryesore

“Talentë fals, në kërkim të parave”: tifozët ofensivë ndaj yjeve të Lazios

Sport



Humbjet kundër Romës e Eintracht Frankfurt nuk mund të pranoheshin nga tifozët e Lazios e aq më pak të shuheshin me një fitore ndaj Fiorentinës. Ishte pothuaj e pashmangshme që tifozët të sulmonin lojtarët e Simone Inzaghit për sjelljen në fushë, por nuk mendohej që shënjestër do ishin të talentuarit Luis Alberto e Sergej Milinkovic-Savic.

Pak para fillimit të ndeshjes me toskanët, përpara urës Milvio tifozët bardhekaltër kanë shpalosur një banderolë gjigante kundër dy futbollistëve: “Milinkovic e Luis Alberto talentë fals në kërkim të lekëve”.

Nuk ngatërrohet aspak objektivi: dy mesfushorët mendojnë për portofolin e tyre dhe janë gjithnjë të shpërqendruar nga zërat e merkatos. Për Luis Alberto interesohet Sevilla që i ofron një pagesë 3,5 milionë euro në sezone, gati dyfish nga ajo cfarë fiton spanjolli tek kryeqytetasit.
Akoma më i freskët rinovimi për Milinkovic-Savic deri në 2023 për 3 milionë në sezon, por ofertat e të mëdhave në Europë janë gati për verën e ardhshme, ku PSG është gati të oferojë 8 milionë në vit për serbin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *