• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni cfarë ndodhi në betejën e UFC: Khabib mposht McGregor, por mund ti hiqet titulli

F1, Sport, Video



Conor McGregor është mposhtur nga Khabib Nurmagomedov në një luftim që është shpërfytyruar nga sherri i pasndeshjes në Las Vegas.
30-vjecari irlandez është dorëzuar përpara surpemacisë së Khabib në raundin e katërt të UFC 229 në T-Mobile Arena. Pavrësisht kthimit në luftimet e arteve maciale të kombinuara, McGregor u dominua shpejt nga rusi.

Por pas nënshtrimit të kundërshtarit, Khabib kapërceu rrethimin dhe sulmoi Dillon Danis dhe stafin e McGregor. Irlandezi ishte ende në oktagon duke rikuperuar forcat kur u sulmua nga pjesëtar i stafit të Khabib.

Presidenti i UFC Dana White është shfaqur i tërbuar me Khabib ndërsa salla e tejmbushur e Las Vegas ka fërshëllyer rusin.
Ish-ylli i MMA Michael Bisping ka deklaruar pas ndeshjes se Khabib mund të zhvishet nga titulli, të përballet me akuza kriminale dhe ti refuzohet edhe viza në SHBA për shkak të veprimeve të tij.

Tre pjesëtarë të stafit të Khabib Nurmagomedov janë arrestuar dhe cuar në burg, pas skenave kaotike të ndeshjes me Conor McGregor.
“Shumë gjëra të shëmtuara, që nuk duhej, ndodhën. Jam i neveritur. Tre nga stafi i tij janë arrestuar. Ata e bënë të qartë se rivaliteti nuk do të mbaronte me ndeshjen” – ka deklaruar White.

https://www.youtube.com/watch?v=H0E8pXrIqOY



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *