• |
ide | kryesore

Video/ “Uragani Mbappe” shkatërron i vetëm Lyon

Sport, Video



Kylian Mbappe ka bërë një tjetër përfaqësim të jashtëzakonshëm në kampionatin francez, duke mundur praktikisht vetëm Lyon. Duhet të ishte një ndeshje mes rivalësh, por pak rivalitet është parë në fushë, edhe kjo e reflektuar vetëm në kartonët e kuq të Kimpembe në të 35 dhe Tousart në fund të pjesës së parë.

Në fushë pati vetëm një protagonist: Mbappe fitoi 11 metërshin, me të cilin Neymar hapi serinë e golave, pas 9 minutash, përpara se të mbyllte mbrëmjen e tij në Parc de Prince me katër gola dhe topin e ndeshjes në shtëpi.

Lyon ka qenë i pafuqishëm për të përballuar furinë e numrit 7, që në tetë minuta shënoi tre gola. Monumental përfaqësimi i kandidatit për Topin e Artë, që mbylli historinë me pokerin personal në minutën e 74, duke i dhënë një shuplakë që Lyon do ta mbaje mend gjatë.

Pikë të plota për PSG, 27 në 9 takime dhe askush nuk i qendron dot pas kryeqytetasve, që mendojnë tashmë vetëm për Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *