• |
ide | kryesore

Akuza të reja për Ronaldo: “Një tjetër femër është ngacmuar seksualisht”

F1, Kryesore, Sport



Cdo ditë që kalon shton telashet e Cristiano Ronaldos i cili mund të akuzohet për një tjetër përdhunim.  Avokati Leslie Stoval ka zbuluar një tjetër grua që, “pretendon se ka marrë të njëjtin trajtim nga Cristiano Ronaldo”.

Leslie Stoval ka deklarauar për mediat amerikane mundësinë për ta zgjeruar edhe më shumë cështjen: “Jam kontaktuar nga një tjetër femër. Por nuk është vetëm kaq. Dua të flas me ish të dashurat e futbollistit, femra që e njohin në mënyrë intime: do të ishte e rëndësishme të kuptohej sjellja e tij. Do të shkoj edhe në Angli nëse është e nevojshme” ka thënë ai.

Fjalët e avokatit të Mayorga nga shtete e Bashkuara janë publikuar nga Corriere della Sera. Gruaja tjetër që akuzon Ronaldon nuk është shfaqur me emër e mbiemër. Ajo mbetet e panjohur, edhe pse gjeneralitet i janë dorëzuar nga Stoval policisë së Las Vegas.

Për Ronaldon është që tani një situatë e vështirë, e nëse dalin edhe raste të tjera, si kjo që pretendon Stoval, atëherë furtuna që do të përplaset mbi portugezin do të ishte edhe më e fortë. Për momentin  Ronaldo refuzon të gjitha akuzat, por gazeta gjermane Der Speigel ka shkruar sot se lojtari ka arritur tia mbyllë gojën akuzueses Katheryn Mayorga me një pagesë prej 325 mijë eurosh që është arritur mes tyre,  po ashtu edhe me një test të HIV-it për ta siguruar atë që nuk është në rrezik. Der Speigel botoi edhe faksimile të kontratës mes tyre ku shihet  dokumenti i nënshkruar nga Cristiano Ronaldo dhe Katheryn Mayorga për ta blerë heshtjen e gruas amerikane pas përdhunimit. Aty pohohet se futbollisti ka kërkuar falje që ka kryer marrëdhënie seksuale në anus me gruan amerikane në vitin 2009.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *