• |
ide | kryesore

Austria dhe Danimarka: Kampet e emigrantëve të hapen në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Agjencia italiane e informacionit ANSA, njoftoi sot se sipas burimeve diplomatike europiane, Austria e Danimarka po insistojnë në planin e tyre për ngritjen e qendrave për strehimin e emigrantëve të dëbuar nga Bashkimi Europian në vende të treta jo anëtare të BE,  në veçanti në Shqipëri.

Sipas ANSA-s në këto kampe emigrantësh do të strehohen azilkërkues ndaj të cilëve është marrë vendimi përfundimtar për largimin e tyre nga territori europian e që nuk mund të riatdhesohen në vendet e origjinës për shkak të mungesës së marrëveshjes mes palëve.

Një dokument i tillë që përmban konceptin e ngritjes së qendrave të emigrantëve në vendet e treta jo anëtare të BE është prezantuar dhe më parë në Komitetin Strategjik Europian për Emigracionin.

Dhe pse nuk është parashikuar që një çështje e tillë te jetë në agjendën e punës së Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtarë që do të mbahet të premten e ardhshme në Luksemburg, sipas agjencisë italiane të informacionit me shumë gjasa mund të merret në diskutim.



5 Comments

  1. Per fat nuk jemi anetare te BE.

    Pra jemi akoma Shtet Sovran.

    Keta pasanike si Danimarka dhe Austria te gjejne zgjidhje te tjera.

    Psh mund te dale vullnetar ndonje shtet Afrikan, kundrejt pageses.

    1. i pa emer e i pa fytyr por me ngjal iliri ne goj,ti shtet sovran e rama.shtetin tend e kan rraja,roshi,frrolu doshi qe ju perdhunojn ne grup e nuk huxoni te flisni,apo ju duhen keta qe ti shpallni votues se me nga 18 emta si frroku ju ka dal boja.

  2. Ca’ i keni dhene shqiperise ju?
    Pervec se i keni marre territore
    Dhe jua keni dhene sllaveve dhe grrekeve.
    Ik pirdhuni
    Ne te izoluar qeme te izoluar jemi
    Kemi 75 vjet.

  3. Përse duhet marrëveshje me shtetin nga ka ardhë nji azilkëerkues i refuzuem për me e kthye nga ka ardhë ,fute n’aeroplan në drejtimin e duhun dhe u krye puna.
    Për Shqipninë , gjithëmonë kanë plane të bukura për zhvillimin e saj këta ,jo tu dërgojmë mbeturinat ,jo të u dêrgojmë këta azilkërkuesit të cilêt nuk paskan mundësi për me i kthye etj….
    Përse nuk i propozojnë këto edhe psh serbisë?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *