• |
ide | kryesore

Dëmtohet Suarez: humbet El Classico, mund të mos i’a dalë për Interin

Sport



Barcellona rrezikon të humbasë Luis Suarez për sfidën e dyfishtë të Champions League kundër Inter, në program të mërkurën në 24 tetor në Camp Nou e të martën e 6 nëntorit në San Siro. Klubi katalanas komunikon se sulmuesi uruguaian “në ditët e ardhshme do të kryejë një rerapi muskulare specifike për të zgjidhur problemet me gjurin e djathtë. Zhvillimi i këtij programi do të përcaktojë edhe disponibilitetin e Suarez në ndeshjet e ardhshme”.

Suarez fillimisht nuk do ti përgjigjet thirrjes së kombëtares së tij në pauzën e kampionatit. Në rrezik për numrin 9 janë edhe ndeshjet kundër kryesueses së La Liga, Sevilla, të shtunën në 20 tetor, e “Klasikja” kundër Real Madrid – gjithnjë në Camp Nou – në program në 28 tetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *