• |
ide | kryesore

E pabesueshme/ Përmbysjen me Newcastle e drejtoi Pogba jo Mourinho

Sport



Ishin konsideruar gjithnjë armiq në shtëpi, por pikërisht Paul Pogba i shpëtoi pankinën Jose Mourinhos. Sipas asaj që raporton The Sun, francezi ka qenë deciziv edhe në rolin e trajnerit, në fitoren me përmbysje të Manchester United kundër Newcastle.

Në pushimin e ndeshjes tekniku portugez është konsultuar me futbollistët, specifikisht me Pogba, për të ditur se cfarë ndryshimesh taktike duhet të bënte për të kthyer ndeshjen në favor. Francezi nuk është kursyer: më sposto më përpara dhe fut në fushë Marouane Fellaini, i ka thënë Pogba teknikut Mourinho. E trajneri ka bërë pikërisht kështu.

Rezultati: gara u përmbys dhe fitorja arriti në minutën e 90’ falë golit të Alexis Sanchez. “Në pushim unë dhe lojtarët folëm me zemër të hapur për dy minuta mbi ndryshimet e mundshme taktike – ka thënë Mourinho pas ndeshjes – e për 8 minutat e mbetura diskutuam se cfarë do ti bënte ata më të lirshëm në fushë. Kështu erdhi fitorja 3-2. E pabesueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *