• |
ide | kryesore

Eneda Tarifa flet për Portokallinë,’Ka njerëz që hanë bukë kot’

F1, Paparazzi



Këngëtarja dhe ish prezantuesja e Portokallisë ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos I fol shoferit”.

Ndër të tjera ajo ëshë pyetur pikërisht për emisionin e humorit, më saktë nëse do të bëhej drejtoreshë e këtij spektakli kë do të hiqte nga puna. “Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto moment kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”-ka deklaruar Eneda.

Por gjithsesi ajo ka pasur dhe fjalë të mira për të thënë për aktorët e emisionit duke u shprehur se ai që i ka pëlqyer më shumë është Florjan Binaj. “Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere dhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *