• |
ide | kryesore

Francë, goditet grupi shqiptar i trafikut të lëndëve narkotike

Lajme, Të fundit



Një grup trafiku lëndësh narkoitke raportohet se është goditur nga policia franceze e Annecy dhe 5 shqiptarë janë vënë në pranga.

Arrestimet janë kryer të mërkurën e 3 shtatorit, por lajmi është bërë i ditur ditën e sotme.

Sipas mediave franceze, aksioni është zhvilluar pas disa muaj hetimesh. Gjeneralitet e personave të arrestuar nuk bëhen me dije nga raportimet në media, por thuhet se ata janë mes 30 dhe 40 vjeç shkruan gazeta Panorama.

Sipas kreut të seksionit të anti-trafikut në policinë e Annecy, Jean-Philippe Charvet, të arrestuarit ishin pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike në Francë dhe Zvicër.

Janë konfiskuar gjithsej 230 kg përzierës, tre makinë dhe 4.000 euro në dy ndërtesa që grupi i përdorte si baza, në zonat e Gaillard dhe Annemass

Këto 230 kilogramë, të prera me heroinë, nëse shiteshin me doza të vogla, mund të gjeronin rreth 6.5 mln euro, citohet nga mediat lokale Jean-Philippe Charvet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *