• |
ide | kryesore

Gjykata jep vendimin, 45 ditë burg për Gledo Hotin, qëlloi me armë ne sherrin ku u vra Fabiol Gaxha

Lajme, Të fundit



Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg për 45 ditë’ për Geldo Hotin, personin e arrestuar në tentativë për tu arratisur në Greqi, pas ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok ku një person u vra dhe dy të tjerë u  plagosën.

37 vjeçari Hoti u ndalua mbrëmjen e 5 tetorit në Kakavijë në tentativën për tu larguar nga Shqipëria. Ai  dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Policia e ndaloi rreth orës 20:05 dhe më pas u shoqërua për në Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

Emri i të ndaluarit në Kakavijë ishte një emër i ri që dilte në këtë ngjarje, deri mbrëmjen e djeshme, pasi policia paraditen e po asaj dite kishte deklaruar tre persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Policia deklaroi dje se ishin arrestuar shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa ishin  shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë.



5 Comments

  1. 30 dite burg , 45 dite burg , ça behet keshtu ? Ore a vdiqi nje njeri ketu , a u plagosen dy te tjere ,
    a u gjeten 11 gezhoje te shtena nga 4 arme te ndryshme ? Po ju jepni arrest me burg kur nuk ke
    paguar dritat si eshte e mundur qe ketu talleni . Pale , njeri thote isha tek babaku , tjetri ne hale ,
    tjetri nuk kishte arme , e kushe e beri varasjen mos valle une ? Hidhjuani çelsat ne det te gjashteve .

    1. Mos u nxito.. Mos merr si pushka e jev..t !
      Ky 45 ditsh eshte vetem ‘masa e sigurise’ qe aplikohet ( ne burg ose detyrim paraqitje ) , nuk eshte denimi final i gjykates.

      Normalisht paraburgimi eshte 48 ore , por vetem me vendim gjykate ai mund te shtyhet deri ne nje afat me te gjate .

      Lexoje mire !

      1. Presupozohet qe buru eshte per ata persona qe jane te rrezikshem per shoqerine apo jo ? Atehere pse ai i dritave denohet me “burg pa afat” dhe keta per vrasje dhe armembajtje pa leje 30 apo 45 dite? Kush eshte me i rrezikshem sipas teje ?

  2. po pra o hajdar, ka dhe mase sigurie burg pa afat, sepse kur mbaron gjyqi merr denimin me vite. Ketij ju dha 45 dite qe me vone te dali palagur duke thene qe dosja nuk u cua ne kohe dhe ketij i kaloi afati paraburgimit ketu do jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *