• |
ide | kryesore

Letra e Mayorga për Ronaldon në 2010: “Do më pëlqente t’i tregoja botës se kush je”

Sport



Detaje të reja dalin cdo ditë në lidhje me cështjen më të përfolur, atë të akuzave ndaj Cristiano Ronaldos për përdhunim. Kathryn Mayorga, viktima e pretenduar e dhunës seksuale të portugezit, është mësuar se bashkë me akordin e heshtjes, firmosur në 12 janar 2010, ka shkruar edhe një letër të gjatë gjashtë faqe, drejtuar drejtpërdrejtë Ronaldos.

Në letër, Mayorga shkruante se sihte penduar që kishte pranuar para në këmbim të heshtjes: “Do të më pëlqente ti tregoja botës se kush je në të vërtetë”. Ajo letër ishte pjesë e akordit: avokatët e CR7 duhet tia lexonin portugezit, por me sa duket nuk e kanë bërë kurrë. Dhe në këtë pikë, avokatët e Mayorga po kapen për të zhvleftësuar akordin.

Nëntë vjet e tre muaj nga «incidenti», Mayorga ndryshoi mendje. Ka punësuar një avokat e ka bërë një denoncim të ri tek autoritetet në Las Vegas. E kishte bërë edhe pak orë pas dhunës së pretenduar. Saktësisht në 14.16 të një dite më pas nga nata e inkriminuar. Në regjistrim, centralisti i policisë ka shpjeguar që gruaja në anën tjetër të telefonit po qante. Në 14.30 një patrullë mbërriti në shtëpinë e saj dhe gjysëm orë më pas me kërkesë të saj ishte shtruar në University Medical Center për tiu nënshtruar kontrolleve.

Nga atëherë, pjesa kryesore e provave është zhdukur, ndërsa vajza pretendoi se ishte dekurajuar nga agjentët e policisë, që u morën me hetimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *