• |
ide | kryesore

Mesazhi i Vidal është i qartë kujt i drejtohet: “Me tradhëtarët nuk luftohet, ata varen vetë”

Sport



Arturo Vidal e ka parë shumë rrallë fushën në Barcelonë. Mesfushori kilen ka luajtur vetëm 176 minuta me fanellën blaugrana, më pak se dy ndeshje të plota, e madje edhe kur ka nisur si titullar kundër Girona e Athletic Bilbao është zëvendësuar. Një situatë që ish-mesfushori i Bayern nuk e priste dhe këtë e ka reflektuar në rrjetet sociale, ku mesazhi i fundit i postuar i referohet dukshëm teknikut Valverde. Regimi i kilenit ka ardhur pas një tjetër pankinë në Valencia, dhe bëri menjëherë xhiron e botës: “Me tradhëtarët nuk luftohet, ata varen vetë” shkruhet në postim, shoqëruar me foton e tij në pankinën e Mestalla e emoji, tre grushta dhe dy mbretër.

E menjëherëshme lidhja e të gjithëve me Ernesto Valverde, që po e përdor fare pak Vidal, edhe pse insistoi për të shpenzuar 18 milionë (plùs 3 bonus) për transferimin nga Gjermania. Më shqetësues për trajnerin, në një krizë të plotë rezultatesh, është postimin e Vidal e ka pëlqyer Marc-André Ter Stegen, që tregon se tekniku nuk është se gëzon besimin e të gjithëve në dhomat e zhveshjes.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *