• |
ide | kryesore

Misteri/ Çfarë qëndron pas sherrit në Bllok dhe a u përdor si shkak Elvana

Lajme, Të fundit



Një ditë pas sherrit me një të vrarë dhe 2 të plagosur në qendër të Bllokut u përhap lajmi se shkak kishte qenë ngacmimi që Fabian Gaxha, truproja e Ervis Martinajt i kishte bërë këngëtares Elvana Gjata. Sipas të njëjtit variant, Gaxha është përplasur me të dashurin e Gjatës, Ervin Mata dhe truprojën e tij, komandon Melviol Billo.

Por një tjetër version jep avokati i Ervis Martinajt. I ftuar në Top Channel ai tha se nuk ka dijeni që shkak i sherrit të ketë qenë këngëtarja e njohur.

“Arsyet e përplasjes së sherrit? Nuk e di. Ervis Martinaj nuk ka qenë pjesë e sherrit. Ai hyri në mes për të ndarë sherrin. Klienti im Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie të mira me Ervin Matën. Ata janë takuar përpara se të niste sherri dhe kanë qëndruar për pak minuta bashkë ku kanë folur gjëra të zakonshme” – tha avokati.

I pyetur se cila ka qenë motivi i sherrit, avokati tha se atë e ka të paqartë pasi Fabian Gaxhaj ka hyrë në lokal dhe menjëherë ka sharë komandon Merviol Billon dhe për pak sekonda ka plasur arma. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *