• |
ide | kryesore

Pas Taulant Ballës, edhe Maksi Beca mohon akuzat e Sali Berishës

Lajme, Të fundit



Reagon i riu, që sipas ish-kryeministrit Berisha ishte personi i dënuar për trafik kokaine, e që kishte dalë në foto me deputetin e PS-së, Taulant Balla.

Pas mesazhit të postuar nga Berisha në faqen e tij në Facebook dhe pak pas përgënjeshtrimit që bëri vetë Balla, se fotoja ishte nje montazh i dështuar, ka reaguar Maksi Beca, me një shënim në faqen e tij në Facebook.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me Ballën dhe as e ka takuar ndonjëherë. “Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty”– shkruan ai.

Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua.

Denoncimi i Berishes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në profilin e tij të Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruan se në këtë foto, është Taulant Balla dhe Maksim Beço, që sipas tij, Beço është arrestuar në 2015 për trafik kokaine.

“Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! sb”, shkruan Berisha.

Një ditë më parë, Taulant Balla tha se nuk e kishte njohur kurrë këtë person dhe se foto e Berishës ishte e montuar. Për të provuar këtë nxorri një foto tjetër ku shfaqej me kryeministrin Rama, por mes dy fotove kishte dallime të dukshme.



5 Comments

  1. Ehu more djale.. sa trillimi, shpifje dhe montime fotografish do dalin nga qoftlargu… aq te mira qofshin.
    Ate e kupton dhe nje femije i vogel qe eshte e montuar.

  2. I kenei vene re sa here shperthen nje skandal gjithmone dalin keta “viktimat” dhe thone (gjithmone me “inisiativen” e tyre ) : jo , une nuk kam lidhje me rilindjen dhe nuk jam takuar asnjehere me X apo Z por jam simpantizant i PD dhe Berishes . Te jete koiçidence valle ?

  3. Plakun brishe e kon lujt m’telt, edvini po bo aheng per ta festu, I hudhi gelboqen:
    Eh, xhulia lehaqeni, kshu e ka kjo Loja Kukamcefti, duhet me u bo interesante per delet,
    tani I vyeshmi ortak futja gjuuuuuuuume
    deri te njala tjeter,
    si e kina llafin Qepallor…

    Po nji pytke kisha une:
    Pse nuk tha brishaa
    pshemull/ ‘mbreti kokaines edvin dhe nji princuthi…
    Klubi Rilibdja ‘Kokaina yaris’ ‘
    Nji I Klubit, nipi te lavdishmit kriminel ehoxha e sosi me kaq burgun….
    Kreut te Klybit, Vizionarit Botnor edvinetarama I takon nja dy muj ne shume.
    Ne bisht te vargut te genocidisteve mafioze qe u denun per kafe: nexhmije-PeshkaqenZeze pantera, ramizKermeEunukÇakalli…
    ….edvinKellirePerversKrokodiliu, talanKermeKatunarRuqebulli etjetj.
    Vargu tjeter po zhytet ne
    Blu Baballekun kriminalo- Impotent .
    Prandaj ben aheng edviniKrokidiliu. Brisha I llagarposuri I thote pse nuk kerkon falje per varjen e Poetit.
    E mani mend qe I kercelliu dhembet ramuzalise
    per Masakren e Tivarit: – Nuk mund te lash duret, xhelat!…
    Biri I flet Babes.
    I tha kur po ngordhte fizikisht (se ja desh puna)
    I lau a s’i lau duret kerma ramiz, e ku I lau, lene mo ….

    Tablo ‘Tetor 2018’
    ‘KKK/ KellirKermat Krenariste ne ring per cmimin ‘NjalaDhjetorit”

  4. po cili esht apo ishte ne burg a maksim beqo-maksi baca apo geron xhafa -agron xhafa,apo ishte ervin frroku-mark frroku ose enver frroku.nuk ka njeri qe u buje ne fije ketyre edvin edi,qelb rama apo krymba qenefi tjer,te gjith jan me nga 13 emra e siper.o derra nje njeri me emrim maksim beqo thuhet u denua me burg dhe ky ne foto esht bequa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *