• |
ide | kryesore

Rama keqardhje për Rrahmanin, asnjë fjalë për torturat ndaj Xhisielës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama shprehu keqardhjen për deputetin e Partisë Socialiste, Rrahman Rraja që siç tha ai gjendet në një moment të vështirë, me djalin në burg dhe me bashkëshorten në një gjendje të vështirë shëndetësore në spital.

“Sot djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin se po kalon një moment shumë të vështirë, pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Edhe si baba, me një djalë që është aty ku e meriton të jetë, por kush është pjesë e këtij grupi parlamentar ka marrë përsipër të jetë ndryshe” tha Rama, duke shumëzuar me zero të gjitha faktet që tregojnë se djali i deputetit shkoi në burg vetëm kur historia u bë publike në media nga oficeri Emiljano Nuhu dhe as që kishte ndërmend të dorëzohej menjëherë në duart e drejtësisë.

Rama tenton ta shesë këtë histori si shembull se PS është ndryshe, sërish duke mos llogaritur faktin se deri kur historia nuk ishte publikuar në media, Xhisiela u detyrua të tërheqë disa herë denoncimet për shkak të dhunës së Rrajave.

Kjo është hera e parë që kreu i qeverisë jep përshtypjet e tij për deputetin Rrahman Rraja, djali i të cilit akuzohet se torturoi vajzën jetime nga fshati Larushk i Krujës.

Rama nuk kishte shprehur në asnjë moment keqardhje për 25 vjeçaren e rrahur, poshtëruar, kërcënuar, djegur me cigare dhe goditur disa herë për shkaqe xhelozie apo për të tërhequr denoncimin nga policia.

Reagimi i Ramës është i njëjtë me atë të disa viteve më parë, kur në vend të ngushëllonte nënat e 4 të vrarëve nga Konstandin Xhuvani, i shprehte keqardhjen ish deputetes së tij Luiza Xhuvanit për “gjëmën” që i ndodhi.©Lapsi.al



4 Comments

  1. Sa gjynah djali i Rrahamnit , kjo qelbesira(kerkoj falje) u dogj vete qe te denonte kete te shkrete .
    Ore ky i gjati ine nuk eshte mire nga koka hiç fare . Bej Check Up -in o pallosh i gjate .

  2. sa i dhimbsen krymbat e qenefit negjmije mutit rama,per roshin,frrok e ndok hante mut e thoshte jan perfekt,po ashtu i pinte shurren rama habilajve per ta shpetuar tahirin,per aleksander xhuvanin qau me laviren luiza ,tash me rrajat edhe mut lepin vetem qe te shpetoi perdhunuesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *