• |
ide | kryesore

Rama qeveris, fajet i bën opozita!

1

Fjalimi i Edi Ramës para deputetëve është përshkuar nga një llogjikë absurde: “ne qeverisim, opozita gabon”. Sipas tezave të tij, të shqiptuara me zë të ulur dhe me ton të sigurtë, nëse në Shqipëri vendi do të drejtohej keq, Saimir Tahiri nuk do të qe i pezulluar nga aktivitetet politike, Agron Xhafa nuk do të vuante burgun në Itali dhe Rexhep Rahman Rahja nuk do të qe në qeli. Ky është virtyti i Rilindjes, ndërsa “llafollogjia e mejhaneve mediatike” dhe “lehaqeniet e kazaneve politike” janë fajtorë se i kanë keqpërdoruar këto raste.

Kaq në ekstrem e çoi kryeministri abstragimin e tij, sa vërtetoi se edhe tritolin e fundit në shtëpinë e Xhisielës e kishte vënë PD-ja, sepse vetëm asaj i interesonte të tregonte se vajza po mbahet peng.

Eshtë e njëjta llogjikë si në vjeshtën e 2014, kur ai hodhi në publik hipotezën se rrëzimin e avionit të Xhorxho Riformatos në Divjakë e kishin inskenuar demokratët, pasi nuk kishte mundësi tjetër që ai të binte në mes të ditës, gjatë fundjavës dhe në një plazh plot me njerëz.   

Lexo me tej:    

Tritol Xhisielës, Rama del garant për Rrajat, 25 vjeçarja akuzon Partinë Demokratike

Kanabisi/ Gjenerali i Guardia di Financia kundër Ramës

Sado haluçinant të duket ky qëndrim, le të provojmë për një çast të shkojmë pas fijes së tij llogjike.

Le të pranojmë se biseda e përgjuar e Albert Veliut ishte një shpikje.

Le të besojmë se Saimir Tahiri është i pastër si bora dhe se e gjitha ishte një gënjeshtër e Dritan Zaganit.

Le të bindemi se Taulant Balla ka qenë për peshk dhe nuk ka shkelur kurrë në Krujë dy vitet e fundit.

Pra le t’i marrim këto të mirëqena dhe fajësojmë edhe ne “mejhanen e Shqupit të shndërruar në kinostudio”.

Të imagjinojmë për një çast se fajet e vetme në këtë vend i ka PD.

Por përsëri, as kështu nuk del llogaria.

Sepse pa u bërë dy vite denoncime rresht, lidhja e Saimir Tahirit me Habilajt quhej një çmenduri. Ata që guxonin vetëm ta shqiptoinin, etiketoheshin si makineri balte dhe bashkëpuntorë të një bashkëpuntori të trafikantëve.

Sepse pa u bërë zhurmë për denoncimin e “Babales”, Agron Xhafaj do vazhdonte të endej ende i lirë rrugëve të këtij vendi dhe do vijonte të bënte para me  bizneset e tij, megjithëse i shmangej një vendimi të formës së prerë në Itali.

Sepse pa u vënë gishiti mbi Taulant Ballën dhe pa u denoncuar dhuna makabre, Xhisiela do vazhdonte të keqtrajtohej dhe askush nuk do pranonte ta merrte denoncimin ndaj përdhunuesit të saj me pushtet.

Natyrisht, shembujt e mësipërm nuk janë një justifikim i tezës se e keqja luftohet përmes së keqes. Se duhen prodhuar gënjeshtra për të shkuar tek e vërteta.    

Por, ato tregojnë se në rastin më të mirë, vënia në vend e drejtësisë është ndihmuar nga denoncimet e kundërshtarëve të Ramës dhe se në rastin më të keq, pa “shpikjet” e tyre, keqëbërësit do të vazhdonin të krekoseshin të pandëshkuar.

Ky është thelbi i problemit. Kjo është përgjigjja që duhet të japë kryeministri: pse ai ka ngritur një sistem aq të korruptuar dhe të kriminalizuar, sa duhen “shpikur” stuhi të tëra për të t’u vënë në vend të vërteta të thjeshta.

Por, nga që s’bën dot këtë, Rama merret me opozitën. Ndonëse, që prej zgjedhjeve të shkuara, ai nuk ka më punë me të. Që kur i kërkoi shqiptarëve votën për të bashkëqeverisur, ai llogarinë duhet ta japë para aleatëve të koalicionit të vet. Atyre duhet t’u shpjegojë, se pse nuk shkëputej dot nga Saimir Tahiri derisa problemin e tij ia ngritën në Berlin, se pse e favorizonte vëllain e ministrit dhe pse e mbronte djalin e deputetit?

Ai s’ka dot një përgjigje për “aleatin” e vet popull, prandaj ka shpikur gjetjen absurde: “Unë qeveris, fajet i bën opozita”.

©Lapsi.al

12 Comments

  1. Mbani mend kur ne pushtet ishte Nano , ne durres nje qen i antidroges pasi kishte zbulluar 5 kg kokaine ne port dhe u gjet i ngordhur ne komisariat . A e mbani mend se çthane ? Qeni kaloi ne depresion dhe u hodh nga dritarja , me pak fjale beri vetvrasje . A ju kujtohet po ne kohen e Nanos ku nje nga ministrat e tij tha se mafia eshte e lidhur me opziten . Po ne kohen e Berishes ku stilolapsat u bene pistoleta dhe serveri u vetshaterrua ? Ndersa ky i gjati ine per hajvanlliqe dhe idiotesira eshte nja pese here me i semure se Nano dhe Berisha te marre se bashku . Si perfundim , kjo qenka semundje kryeministrore ose semundja e pushtetit . Bejne keshtu se kane perballe nje popull dele por me semundjen e lopes se çmendur . Derisa ne nuk do te vetendergjegjesohemi ky avaz do jete ketu .

  2. Sa idiot qe je o xxxxx! Me trurin qe paske ti, do te ndergjegjesohet populli turkoshak shqiptar! Rama eshte artist idiot por Saliu eshte kriminel idiot! Rama le kriminelet te bejne krime sipas xxxxx ,por saliu i ka bere dhe i ben vete! Me keta lloj komentuesish do te mesoje Shqiperia, qe zihen njeri per Saliun dhe njeri per Ramen?!

    1. Nderkohe qe me komentues si ty, e kupton se sa poshte mund te bjere njeriu nga militantizmi ekstrem: i duket trendafil era e bythes se liderit ripjelles, flori i kulluar genjeshtrat dhe mashtrimet e perditshme, apo qesh si idiot me batutat bajate te banditit Balla.

    2. Mbasi i fut ca ofeza dhe mbasi shton ca gjera qe si kam thene ne fund nuk thua asnjegje , si ta kuptoj kete ? Edhe te shkrimi tjeter po e njejta gje dhe nuk denjove te pergjigjesh . Ose je militant i thekur ose e ke IQ maximumi 60 pike(medioker) . Prandaj ik futi nje tas kos dhe freskohu , here tjeter matu kur te flasesh .

  3. Por jo more i shtrenjti A dhe xxxxi! Nuk do Lubonja me Andi Bushatin dhe Zheji me Kastriotin apo dhe Arian Cani me Arturin! Pa folur per Yllin adashin tend dhe Eni Vasilin! Keta mytebere thone se c’do gje keqe filloi me 2013, kur fitoi Rama bile akoma pa u bere K/minister! Nuk te pranon Likja me Monen dhe derivatet Manjani,Petriti apo Luani! Nuk eshte dakort Nishani me Paloken ,Profesorin apo Strazimirin qe na qenka me origjine gjermane nga e jema! C’jane keto qe thua per liderin historik Dr. profesor Sal Rahm Brrish! Na genjeu, na mashtroi na vodhi, na rrahu dhe na vrau dhe na tradhetoi ky malesor i regjimit te Enverit si besnik qe ishte! Nuk po na don edhe Lulja e Hollandes qe eshte deri ne gryke me Saliun! Por i dashur Al, nuk na do as Blendi dhe spiuni dhe kandidati per president Hoxha, ai qe vodhi drurin e ares bashke me Rulin! Po c’jane keto qe na thua per Saliun udhe heqesin e kanunit te Lekes dhe trashegimine e Zogut dhe serbeve me greket! Po dale se nuk na lene edhe disa komentues gjysem analfabete ,si nje fare ari,zigur qarri, skypion, disa te paemra apo nessuno si legjenda e Qikllopit dhe ti o Al! Keta njerez nuk dine te shkruajne por do te mbrojne Saliun! Prandaj te lutem mos na shkruaj keshtu per Saliun se edhe babalet jane gati me bukurroshin Salinjiani!

    1. Ah të kishte qenë vërtetë Sali Berisha qoftë edhe 1% diktator si Enveri, pa do të shihnim ca qelbësira si ky që pretendon këtu se jam “Andi e jo Bushati”, që të postojë çdo ditë tek ky portal e gjetkë nga këto idiotësira prej ish sigurimsash.

  4. E kush can trapin,”ne qeverisim .bota na ndihmon” -thoshte Sali Beu e perk=thyer ne shqip eshte qe” ne vjedhim dhe bota na ha mutin” pse ne fitojme me cekun e bardhe ..karrliqe fushatash ,por hajduteria vazhdon ne nje forme tjeter.Rama thote ” ne vjedhim por jo sa ju” si te thuash behet lufte hajdutesh,asnjeri nuk thote qe jam i ndershem,por sejcili tregon psh se si ky apo gjykates apo prekuror ka bere aq para sa nuk ka biznes qe i ben.Jemi ne tregun e hajduteve dhe gjithmone fajin e ka pase opozita.Si thone amerikanet -ne ju mesojme stilin e notit ppor notin do ta beni ju.

  5. Lista e fajeve te opozites eshte edhe me e gjate:
    Arrestimi i frrokut ,largimi i ben ndokes,ervis roshit,arrestimi i shullazit e te gjithe viktimat e tjera te dekriminalizimit. Per keto faje kaq te renda e meriton denimin me opozite te perjetshme apo jo?

  6. Krueministri Rama ka kohe qe ne daljet publike, shfaqet rende. Tashme eshte totalisht i demaskuar dhe konsumuar njekohesisht. Ne perballje me analistet shfaqet arrogant, gati gati skizofren. Genjen trashe, ka humbur zerin e arsyes, duket qe llogjika nuk i funksionon. Eshte normale , po kalon nga skandali ne skandal. 5 vjet kryeminister, nje mundesi e shfrytezuar ne menyren me te keqe. Vjedhje , harbuteri, babezi dhe krim pa fund. Ndertoi nje administrate kot me kot, nje qeveri e paorientuar, e paperfaqesuar, e nje niveli medioker. Mbjedhja e gjithe vendit me kanabis, e pandodhur me pare, nje cmenduri me vete. Mburrej e krekosej, dhe asgje nuk pranonte. Genjente sy per sy, pa ju dridhur qerpiku fare. Dolen te burgosur perjete , nga burgjet, parlamenti u mbush me te forte e kriminel. Kryetaret e bashkive njesh me krimin, per te vjedhur vota.
    Nuk kishte qelbersillek me te madh se Rilindja.

  7. Vete jeta eshte genjeshter dhe kur e marrim vesh eshte shume vone.Me vjen keq per teatrin qe si karakatine qe eshte qendron si barrikade e Bashes .Me opozite pa opozite jemi nje hale kombetare dhe prandaj vime ere te qelbur.

  8. Rama as qeverisjen nuk di ta bej. Mendon 24-ore si te perlaje pasurite kombetare ne bashkepunim me tufen e hajduteve/krimineleve qe e rrethon. S’ka bere kurre vaki qe parlamenti te miratoj ligje te cilat lejojne pastrimin e parave te pista te Rames! Dhe me e bukura eshte kur mburren Rama me Veliajn per vizionin e ndertimit te Tiranes: mbasi e betonizuan dhe ballcamosen duke e kthyer ne nje qytet te pabanueshem, drogaxhiu i gjate iku te jetoje ne Surrel, kurse pederasti Veliaj ne vilat e shtrenjta « rolling hills » ne Lunder!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu