• |
ide | kryesore

Rama sfidë opozitës: Nëse Taulant Balla ishte në komisaritin e Krujës, do arrestohet

Lajme, Të fundit



Edi Rama i ka lëshuar një sfidë opozitës për një nga detajet e historisë së Xhisiela Malokut, atë sipas të cilës Taulant Balla ishte në komisariatin e Krujës, kur Emiljano Nuhu u kërcënua me pistoletë në kokë.

Rama tha se është gati të urdhërojë arrestimin e Taulant Ballës, nëse del e vërtetë se ai ka qenë në Komisariatin e Krujës, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu thotë se është kërcëuar me pistoletë në kokë.

Rama iu referua letrës së deputetëve të opozitës, për ta përjashtuar Taulant Ballën nga Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit dhe iu drejtua me tone ironike ish Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha duke dalë garant se Taulant Balla nuk rezulton të jetë në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së Komisariatit të Krujës.

“Materialet filmike të komisariatit të Krujës, në ditën e ngjarjes së denoncuar nga heroi i “Babale 2″ janë në prokurori, por si deputete thellësisht e shqetësuar nga mundësia e qëndrimit në një delegacion me një kriminel të armatisur dhe të maskuar si kryetar delegacioni, ti mund ti drejtohesh policisë me kërkesën për t’i parë ato materiale. Shko shikoji vetë nga fillimi në fund filmimet e videove të komisariatit. Nëse do gjesh aty Taulant Balën apo heroin që Taulanti e ka kërcënuar me pistoletë në kokë, unë do të votoj bashkë me ty, jo për të hequr Taulantin nga drejtimi i delegacionit në Bruksel, por për  t’i hapur rrugë arrestimit të tij, pasi ta kemi kallëzuar të dy në prokurori. Të jap fjalën publikisht për këtë” u shpreh Rama.



8 Comments

  1. Nese Tahiri eshte trafikant, eshte nje vemje.
    Nese Ruçi eshte nevrik, vuan nga kapslleku.
    Nese Majko eshte disident, e ka hunden e madhe.
    Nese Balla…..

  2. Nese Taulant Palla eshte ndodhur atje do arrestohet.Po u arrestua -corapekuqi-i Librazhdit ti duhet te kesh hyre me pare prapa hekurave o psikopat .Po kush do e vertetoje kete gje policia e vellait te trafikantit qe nuk nxjerr pamjet e komisariatit?Kurse atij -autikut -i mbiu muti ne goje dhe nuk i shqitet .

  3. dylberkryeministri duhet te kuptoje dicka, ai nuk mund te urdheroje te aresohet balla apo cilido qytetar i republikes tone sepse te areston ligji dhe jo kryeministri. me keto qe po thote po me ngjan me enverin ne vitet kur filloj te cmendej.

  4. Ça pret ? 100% qe ka qene ne komisariat . Me ate qe deklaroi Zagani sot , juve ju ra dhe alibia e Tan Hoxhes se gjoja ky donte strehim politik .

  5. o Agron/Geron, per temen po flasim qe kryeministri pasi ka fshi provat del e ben trimin. Po ti dhe Dylber autiku me Tanga Mavi qe tani shkruan me pseudonimin me 2 pika(–)aq tru keni aq thoni ose aq ju kane thene te thoni per nje pjate supe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *