• |
ide | kryesore

Tiranë/ Hyn me armë për të vjedhur dyqanin e floririt, shikoni si e zmbraps shitësja (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Tentativa e një personi të armatosur për të vjedhur një dyqan bizhuterishë floriri ka dështuar, pasi njëra nga shitëset gjeti guximin t’i drejtonte atij një spraj djegës në fytyrë duke e detyruar të largohej.

Siç duket në videon më poshtë, grabitësi ka qenë i maskuar. Njëra nga shitëset ulëriti nga frika, ndërsa tjetra iu kundërpërgjigj me sprajin djegës.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Muhamed Gjollesha” në Tiranë, përballë shkollës Sabaudin Gabrani, ndërsa më pas është bërë edhe një denoncim në polici, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të kësaj grabitjeje të mbetur në tentativë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *