• |
ide | kryesore

Tritol Xhisielës, Rama del garant për Rrajat, 25 vjeçarja akuzon Partinë Demokratike

Kryesore

Mesnatën e së dielës, kur në oborrin e shtëpisë së Ramazan Muçës, gjyshit të Xhisiela Malokut shpërtheu një sasi tritoli, vetë 25 vjeçarja ishte në banesën në Larushk të Krujës. Njeriu i parë që ka telefonuar 25 vjeçarja është një prej Rrajave, kushëri me ish të dashurin e saj Rexhepin.

Xhisiela nuk ka asnjë dyshim se Rrajat nuk kanë gisht në këtë ngjarje.

“Vendosja e tritoli është mëse e qartë. Që do të thotë se është bërë nga Partia Demokratike dhe nga opozita, për të më sulmuar drejtpërdrejt, sepse të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje hipotezat ishin se unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja. Tashmë nuk jam. Edhe telefonata e parë që unë kam bërë, pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë një kushëri të Rexhepit, Ramazan Rraja, që ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar, sepse unë nuk doja që… Pastaj kam lajmëruar policinë” tha Xhisiela ndërsa dilte nga shtëpia e saj.

E pyetur nga gazetarët se përse mendon se këtë e ka bërë opozita, ajo tha se “ata luajtën një lojë politike dhe në një farë mënyre dolën bllofit”.

Policia njoftoi zyrtarisht se në banesë është hedhur një sasi e vogël tritoli, por familjarët thanë se janë tmerruar pasi shpërthimi ka qenë i fortë.

“Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse” u tha në njoftimin e policisë.

Me të njëjtin version, se kishte qenë opozita që kishte organizuar shpërthimin e tritolit në shtëpinë e Xhisiela Malokut doli më herët kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama tha se vetëm opozita kishte interes të krijohej ideja se vajza është nën terror.

“Mbrëmë natën, vajzës së kthyer në mish për topat e kësaj politike të ulët, iu hodh lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë se vajza është nën trysninë e një terrori psikologjik? Ne? Jo. S’ka mendje normale, madje edhe peshqit e Liqenit Artificial e kuptojnë se për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan publikisht për ditë e ditë të tëra, ata që i dinë shqiptarët për budallenj dhe që synojnë t’i bindin se një histori dhune fizike marrëdhëniet mes dyy të rinjve, sigurisht nga ana e djalit mbi vajzën, na qenka një histori dhune seksuale e frymëzuar politikisht nga një baba deputet, dhe e andëshkuar se kryetari i deputetëve ka shkuar me armë në dorë dhe ka kanosur oficerin e policisë që të mbyllë gojën” tha kryeministri.

Versioni i kryeministrit ishte i pari reagim që doli në media. Kryeministri nxitoi të flasë për këtë ngjarje, ende pa dalë një ekspertizë nga policia, ende pa u marrë në pyetje të dyshuarit dhe kur hetimet sapo kanë nisur.

Policia mësohet se ka shoqëruar 9 persona për këtë ngjarje. Pak kohë më parë, Xhisiela Malokut iu ofrua mbrojtje nga policia, por 25 vjeçarja nuk e pranoi, me pretendimin se tashmë ka marrëdhënie të mirë me Rrajat.

Në anën tjetër, familja Rraja duket në gjendje të vështirë pas daljes së lajmit në media. Përveç burgosjes së 25 vjeçarit Rexhep Rraja për shkak të torturave që i ka bërë Xhisiela Malokut, kryeministri tha se edhe bashkëshortja e deputetit Rrahman Rraja është në spital ku po lufton për jetën e saj.©Lapsi.al

16 Comments

  1. Nuk e ka vene tulipani i Hollandes! Dihet kush merret me tritole! Eshte nga vicidoli,eshte doktor per zemren qe po rrenohet per dite!

    1. un o mut qenefi negjmije me tritol merret sajmir tahiri,roshi,bami,doshi,rrajat,shullazi etj.ik ha mut se ter fisi xhisiela e rrajat kan ber per ty sa te don.po sikur e ruanin poldhia e qelbsires rama.apo vet polidhija e xhafes i ka ver tritol.po rrajen pse po e mbanu ne burh ai e ka puthur ne kofsh dhe ju ka djeg lekura.

    2. Ti duhet të jesh më shumë se idiot, sepse as idiotët e rilindjes nuk e besojnë këtë variant të Xhiselës.

  2. un o mut qenefi negjmije me tritol merret sajmir tahiri,roshi,bami,doshi,rrajat,shullazi etj.ik ha mut se ter fisi xhisiela e rrajat kan ber per ty sa te don.po sikur e ruanin poldhia e qelbsires rama.apo vet polidhija e xhafes i ka ver tritol.po rrajen pse po e mbanu ne burh ai e ka puthur ne kofsh dhe ju ka djeg lekura.

  3. Skenari komunist me armet ne 1945. O Bashe lere kete rrospie te ndyre. Ajo nuk behet dot Musine. Sado presion te kete te pakten mos shpife.

  4. u rracen e poshter komuniste dikur ju kishin faj imperjalistat amerikan,gjerman,anglez tash opozita.u nenen ju te ngjizurve e lindur ne bllok mu ne qenefin negjmije.kafsh ishit tek enveri,kristaq ramma,ramizi,spiro koleka,baba taku e ruqi,majmun u bet tash .berisha tentoi te ju bej njerz por deshtoi se gjenet ne mut ju jan perzjer me gjene kafshesh e parazitesh kinez,rus e jugosllav.pra popoviq,tito,stalin,hrushqov,mao lu ce dun e qu en llajj dhe mut negjmije.

  5. Ci kushtoni vemendje asaj rrospije mor aman.Katunarja qe se njifte as katuni i vet u bo Kim Kardashian i Shipnise……….????As me buk e turshi nuk ashte ngi e na kaperdiset ne vêture me raiban. Po Kari ta hup menen e ksaj te shkretes ja ka hup sak.

  6. Kush e ka parë filmin „Kazino“ e ka parasysh ish-prostituten Xhinxher, që u martua me manaxherin e kazinos. Megjithëse burri e mbante si princeshë përrallash, ish-prostituta kthehej gjithmone tek ish-tutori.
    Edhe Xhensila, ndoshta e ka qejf këtë lloj lidhje.
    Ka shkuar dhe ka denansuar në polici, se ishte me nerva, por pastaj Rexhepi i futi një seancë sadomasoiste (seks+dajak) dhe asaj i ranë nervat.
    Qefe, qefe kjo dynja. Ka njerez qe paguajnë për ti rrahur, poshtëruar, trajtuar si plehrë.
    Opozita nuk ka pse shqetësohet më nëse Xhensila është përdhunuar, apo është lumturuar nga djali deputetit.
    Opozita të kërkoj llogari, përse kriminel të armatosur, në prezencë të Ballës dhe Bushit i vunë pistoletën në kokë nënkomisarit të policisë, kur Xhensila e inatosur denancoj pinjollin rilinds.

  7. UNE”’ eshte nje komentues qe ben analogji se kush na e paska vene tritolin, por me pare ku komentues te shohe se mbase gjoksin e ka me vrime, jo nga ata te krahines, por ngaata te kokaines. Kemi arritur deri aty sa shume veprime te ketyre kuqaleve po i bejne si baballaret e tyre me 46, pa i bere rezyme atyre,, i kemi sot te shtjelluara nga marifete e rilindasve trashegimtare. Hidh gurin e mshif doren, puc, e dil i ndershem, vidh se jam ne pushtet. Ky eshte morali i ketyreqeveritareve e shpura zorraxhinjeve servile si zagare qe i shkojne prapagoreve qeveritare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu