• |
ide | kryesore

VIDEO 3D/ Si ndodhi masakra në ish-Bllok dhe largimi i të plagosurit me taksi

Lajme, Të fundit



Në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel u publikua dëshmia e Redi Popeskut pronarit të dyqanit të parfumeve në Bllok ku mbrëmjen e së të enjtes ndodhi masakra me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Popesku është dëshmitari okular dhe i vetmi që ka folur deri më tani me detaje, lidhur me debatin e ndodhur mes grupit të Ervis Martinajt dhe Ervin Matës. Në dokumentin më poshtë do të lexoni se sipas Popeksut ishte Ervin Mata që i kërkoi që në dyqanin e tij të vinte Ervis Martinaj, për tu sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre.

Ai shpjegoi më tej se debati fillimisht nisi mes njerit prej djemve që shoqëronte Martinajn dhe komandos Meviol Bilo, që ishte në shoqërinë e Matës. Sipas Popeskut, pas debateve verbale, ata u konfliktuan edhe fizikisht, dhe ishte pikërisht personi që shoqëronte Martinajn, që nxori armën dhe qëlloi i pari.

Në emisionin “Open” u zbulua se si Ervis Martinaj, një nga dy të plagosurit e ngjarjes së rëndë në Bllok, ku mbeti i vrarë edhe një person, u largua nga vendi i ngjarjes drejt spitalit. Mësohet se ai ka përdorur një taksi për të shkuar në spital dhe për këtë ka pasur edhe një dëshmi nga taksisti.

Sipas dëshmisë, Martinaj nuk e pagoi taksinë kur mbërritën në Spitalin e Traumës, por u largua menjëherë. Taksisi tha se pas largimit të tij pa një pellg gjaku në sediljen e pasme. Në emision u publikua edhe një video grafike për mënyrën se si ndodhi vrasja në ish-Bllok.

Në emision avokati i Ervis Martinajt ka treguar se para se të ndodhte sherri, klienti i tij dhe Ervin Mata kanë qenë në një tavolinë. Sipas avokatit, ata kanë marrëdhënie miqësie dhe të dy janë përpjekur ta shuajnë sherrin. Por, “gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

I pyetur në studio se çfarë diskutimesh ka pasur mes të dyve, avokati tha: “Nuk ka patur diskutime, janë takuar si dy miq dhe janë këmbime fjalësh të zakonshme mes dy miqsh. Atëherë, në momentin kur ka hyrë Martinaj duke njohur Ervin Matën, janë shkëput nga tavolina ku kanë qenë dhe janë ulur së bashku. Kanë qenë të dy bashkë, s’kanë qenë Elvisi me grupin e tij në tavolinë dhe as Ervini me dy personat e tjerë”, tha avokati.

Më pas, ka hyrë Gaxha i revoltuar, ka sharrë, është konfliktuar me Bilon dhe ka ndodhur ngjarja. Avokati tha se ka qenë prezent kur klienti i tij dha dëshminë për grupin hetimor.



2 Comments

  1. video lesh negjmije si pikturat e rames esht kjo.top chanel ka specjalista te grafikes e shifeni video 3 D i thon kesaj.si shteti i rames qenef.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *