• |
ide | kryesore

Vuçiç: Do ta zgjidh me Ramën çështjen e shitjes së Telekom Albania

Lajme, Të fundit



Pas raportimeve se Shqipëria nuk dëshiron që Serbia të investojë në kompaninë e saj Telekom Albania, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ai kishte në plan të diskutonte për këtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nga Maja Zivanovic

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të hënën se do të bisedojë me kryeministrin shqiptar Edi Rama për raportimet se investimi i planifikuar i Telekomit serb në kompaninë e telekomunikacionit të Shqipërisë nuk është i mirëpritur.

“Do të flas me Ramën sot ose nesër dhe shpresoj ta zgjidhim këtë situatë,” tha Vuçiç në një event të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Beograd të hënën.

Telekom Serbia në tetor konfirmoi interesin e saj për blerjen e Telekom Albania, aktualisht në pronësi të Deutsche Telekom.

“Telekom Srbija dëshiron ta pozicionojë veten si një lider rajonal në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe ka bërë një ofertë për blerjen e Telekom Albania,” tha kompania serbe për BIRN.

Mediat serbe dhe shqiptare kanë raportuar se investimet serbe në telekomunikacionin shqiptar nuk janë të mirëpritura.

Presidenti serb tha më 6 tetor se duke refuzuar investimet dhe paratë e Serbisë, Shqipëria rrezikonte të dërgonte një “mesazh të gabuar”.

“Në vendin tonë nuk ka kufizime të tilla. Kushdo që dëshiron të krijojë një klimë pozitive, nuk mund të bëjë dallime se nga vijnë paratë, qoftë serbe, gjermane apo nga ndonjë kryeqytet tjetër,” tha Vuçiç për gazetarët, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

E përditshmja serbe Danas njoftoi se Telekom Serbia ka ofruar 61 milionë euro për Telekom Albanian.

Ministri i Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Ljajiç, tha për të përditshmen serbe Kurir më 2 tetor se planet e investimeve në Shqipëri ishin “një lëvizje e mirë dhe logjike që flasin për fuqinë dhe potencialin që një kompani vendase të bëhet lider i telekomunikacionit në Ballkan”.

Dy ditë më vonë, Ljajiç tha se oferta e Telekom Serbisë për blerjen e Telekom Albania nuk do të thotë që shteti serb ka hequr dorë nga planet e tij për ta shitur kompaninë, pasi marrëveshja do të rriste vlerën e saj.

“Nëse kompania shitet, çmimi do të jetë më i lartë dhe ne do të kërkojmë më shumë se ç’do të kishim kërkuar pa këtë blerje,” tha Ljajiç për Radio Europa e Lirë.

Gjatë shtatë viteve të fundit, qeveria serbe u përpoq ta privatizonte dy herë Telekomin, por ofertat nuk u pranuan nga autoritetet.



8 Comments

  1. ….i cili eshte gjithmone dakord me cfaredolloj propozimi te huaj, si ksenofil me patente, por qe ka 1 problem se, kur i del ndonje njeri ne proteste, e anullon gjithmone…

  2. Te marredh telekomin do te thote te kesh akses ne kompjuterat e Shqiptareve. Interesant ky interesim i Serbise.

    1. O z “stalin” mos thith cdo idiotesi qe nxierin neper media. E para ky lajm eshte pa pik kuptimi se ishte qeveria (rama) qe e kundershtoi oferten e serbve. Tani si do diskutoka ne ramen ky kur vet rama ka then jo.

  3. Telecom Serbia do mund te blente Telekom Albania vetem nese do te ishte prone private por Telecom Serbia nuk eshte e tille ndaj ky mund te jete premtimi i Vucic..

  4. Si dy siameze, por me idiot ky i joni,,,,mos tu mbete hatri rilindasve ne skadence, sepse llogarisni se sa here e ka takuar ky deshtak kete, e pastaj quajeni si te doni. Serbet s;erdhen kot me ofert, por ketu ka loje politika, qe palloshi te na duket patriot,, ndofta e ka eliminuar nga gara, por prape per interesat e tije, sepse mendo tia jape turqeve, e me kete mbulon ”’air albanian, . Eshte mafioz klasik, qe edhe baben e tije e ka mohuar. E ku ti besosh karikatures KM.

  5. E KE TE GARANTUAR NGA BINJAKU I JUAJ VUCIC MOS U MERZIT TA JEP VLLAJ I JUAJ BINJAK EDI SEPSE KENI TE NJETIN BABA SORASIN VLADIMIR PUTIN ATJE TAKOHENI JU ATJE E KENI TE PERBASHKTEN KUNRA SHQIPERIS KUNDRA KOSOVES SI GJITHMON BASH RAMA VUCIC PUTIN DHE SOROSI I MADH DHE I VOGEL…………………..

  6. O -NO -no-une i referohem shkrimit te cfare lloj shkrimi qe del ne portal ose lajm dhe shkruaj komentin ,nuk di se e servirin kot keta te -lapsit-a plot une nuk e kam mendjen tu drejtohem komentueseve me emra te pervecem dhe te debatoj me ta ,ju e kini mendjen vetem te shahni dhe fyeni .Kur kam shkruar -o qorrat e ridhjerjes-e kam shkruar per ata kalbesirat qe nuk lene minute dhe ore pa ngrene –ut.me komentuesit e tjere ,Besoj se ti nuk mund te jesh nga ata fundurina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *