• |
ide | kryesore

Arsyet/ Pse vajzat e bukura lidhen me “djem të këqinj”

Stil

Nëse bëni ndonjë bisedë me një mashkull heteroseksual që ju thotë se nuk ka ende të dashur me shumë mundësi argumenti që vjen pas kësaj është se “çunat e mirë nuk i do njeri”. Kjo në fakt është një klishe, sepse më së shumti vajzat bien në dashuri me “çunat e këqij”, por asnjëherë nuk kemi ditur nëse ka një arsye konkrete për këtë. Në fakt shpesh habitemi se si disa vajza mjaft të edukuara, që janë shumë mirë në mësime, përfundojnë me një djalë mistrec që i vardiset me motor nga prapa. Më poshtë zbuloni arsyet!

Vajzat mendojnë se mund ta ndryshojnë një “çun të keq”

Vajzat janë mjaft sfiduese nga natyra. Ato priren të entuziazmohen shumë nga fakti që mund të ndryshojnë një mashkull duke e bërë më të butë, më romantik dhe më të dashur. Ato e trajtojnë një “djalë të keq” si një projekt personal që u duhet ta ndërmarrin. Më pas, ato gradualisht bien në dashuri.

Shoqëria gjithmonë u thotë vajzave se nuk duhet të bien në dashuri me “djemtë e këqij”

Molla e ndaluar funksionon në çdo fushë të jetës. Vajzat rriten dhe mësohen me idenë se kurrë nuk duhet të bien në dashuri me një “djalë të keq” dhe kjo i intrigon ato më tepër, sidomos kur këta djem paraqiten mjaft të fortë duke u krijuar atyre shumë siguri dhe vetëbesim.

Kultura ka bërë që “djemtë e këqij” të duken më seksi nga të tjerët

Tatuazhe, makina të shpejta, vetulla të trasha dhe pamje të forti. Shumë seksi! Vajzat i mendojnë këta djem në shtrat dhe nuk ka asgjë të keqe këtu, sidomos kur edhe të gjitha mediat e reklamojnë diçka të tillë. Një “djalë i keq” duket se mund të të mbajë mbi shpinë gjithë ditën e të mos lodhet asnjëherë.

Të jesh në një lidhje me një “djalë të keq” është më dramatike dhe eksituese

“Djemtë e këqij” kanë një rutinë më ndryshe nga të tjerët. Ata priren drejt aventurës dhe kërkojnë gjithmonë të gjejnë adrenalinën maksimale. Nëse bëhesh pjesë e rrugëtimit të tyre sigurisht jeta juaj është më dramatike dhe eksituese, çka e bën të vështirë të mos i dashuroni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu