• |
ide | kryesore

Babalja, ku u xhirua filmi, në Shqup apo në Surrel?

1, Ide

Botimi i një pjese nga raporti i ekspertizës angleze të “JP French Associates” nuk ka vërtetuar dot as që përgjimi i Babales ishte i besueshëm, as atë që pretendon Edi Rama, se ai ishte një lojë me aktorë, e luajtur në selinë e PD-së. Me pak fjalë, ai thotë se zëri i vëllait të ministrit të brendëshëm, Agron Xhafajt nuk është i deshifrueshëm për shkak të cilësisë së dobët. Por ai nuk mbështet dot as versionin e mbrojtur nga Prokuroria, Rilindja dhe gazetarët pranë tyre, se rolin e ka luajtur Fredi Alizoti, në këmbim të parave që i janë ofruar nga qarqe pranë PD.

Pra, ajo që na u premtua nga kryeministri me siguri të plotë, se prova shkencore ndërkombëtare që ai arriti ta marrë në më pak se 24 orë, rrezultoi një dështim.

Lexo më tej:

Laboratori anglez/Si u rrëzuan një nga një alibitë e Ramës për vëllezërit Xhafaj?

Kronologjia e pamundur e një ekspertize ndërkombëtare

E vërteta mbeti në mes. Socialistët sërish do të vazhdojnë të thonë se e gjitha ka qenë një montim dhe demokratët do i’a kthejnë se manipulimin e kanë bërë ata.

Në mungesë të një institucioni të besushëm ndërkombëtar për zbardhjen e ngjarjes, rolin e ndriçimit të saj do ta marrë sërish në dorë prokuroria shqiptare.

Po, për të kuptuar sa e aftë është ajo ta mbajë të veshur këtë kostum, filmin duhet ta kthjejmë një vit më parë.

Atëherë socialistët shpallën se, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe fryëmën e reformës në drejtësi, kryeprokuroren do ta zgjidhnin me votat e tyre. Opozita ia ktheu se këtë po e bënin për të mbylluar të gjitha çështjet që u digjnin.

Qeveria këmbënguli se kjo prokurore, do të qëndronte vetëm një apo dy muaj, nuk do të kishte të drejtë të bënte lëvizje, nuk do të gëzonte kompetenca tu hiqte dosje vartësve apo ti transferonte ata. Në fakt të gjitha këto ndodhën njëra pas tjetrës.

Dhe kësaj prokurorie i takon të zbardhë sot dosjen Babale -Agron Xhafaj.

Dhe është e lehtë të shikohet se ç’ka bërë.

E la menjëherë Agron Xhafajn të largohej nga vendi sepse nuk i interesonte të hetonte atë.  E përqëndroi të gjithë hetimin te pista që e shfajësonte Xhafajn, duke përforcuar versionin e një aktori me pagesë? Nuk u thellua në investigim se mos ky aktori me pagesë, ishte përpunuar nga ata që ishin të interesuar për ta daravitur skandalin që u plasi në derë. Nuk ngriti pikpyetje se si i bëhet që ekspertët britanikë të JP French Associates nuk japin garanci që ai të jetë zëri i Fredi Alizotit.

Pa përfillur asnjë nga këto dilema publikut shqiptar do i serviret gjella tashmë e njohur se avionët e drogës janë mushkonja, se Dritan Zagani është trafikant, se Saimir Tahiri nuk i njeh Habilajt, se Xhisiela vetëdigjej me cigare dhe se Taulant Balla nuk ka foto me trafikantë. Ata do të dëgjojnë se dikush ka paguar kunatin e Babales, Fredi Alizotin, që të bënte rrolin e vëllait të ministrit të Brendëshëm, në një plan të mirëmenduar për të rrëzuar qeverinë. Ata do të dëgjojnë se e gjitha ishte një montim. Ata do të dëgjojnë se filmi u luajt dhe u sponsorizua në zyrat e Shqupit.

Natyrisht të gjitha këto edhe mund të jenë të vërteta.

Por, kjo nuk i heq askujt të drejtën të llogjikojë nga e kundërta. Përse gjithçka nuk qenka gatuar në vilën e Surrelit? Pse Rama, kur paska qenë i ndërgjegjshëm se një aferë e tillë i rrëzoka qeverinë, të mos ketë manipuluar ai? Pse një njeri që u quajtka a i korruptaur sa të marë para nga njëra palë, mos i markërka ato edhe nga pala tjetër? Pse ta kenë paguar demokratët Alizotin dhe mos ta kenë paguar socialistët, që të luajë rrolin e një të dëshpëruari që nuk i kanë dhënë 100 mijë eurot e premtuara?

Pra pse duhet të besojmë se ateljeja e kinostudios qenkësh ngritur në Shqup dhe jo në Surrel?

Me sa duket të dyja këto variante do të vazhdojnë të bashkëjetojnë. Dhe për këtë ka vetm një përgjegjës. Ata që na premtuan një ekspertizë të besueshme ndërkombëtare dhe nuk na e sollën, ata që një vit më parë nuk nguruan ta lyejnë prokurorinë me ngjyrat e tyre.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. o bushat ne rast se e beson se avioni mushkonj ka qen dhe jasteku i rilindjes femij nent muajsh,vazhdo por mos hsrro te vethithish karin tend si rama qe thith kurdoher.turp qe ende ke dyshime.geron qelb xhaf edvini esht ne burg,po ashtu rraja,habilajt e ti o kazan se ndryshe llojit tend e lubonjes nuk i thuhet ende vazhdon me dokrra si rama.per llojin baze,mingjozi,sokol balla,artan hogja,anila basha,vangjeli,rudina gjungla,dy vllezrit nazarko keta jan ajka e mutit te qenefit negjmije keta jan ter qelbet e kryeqelbit muq nanoooooo:

  2. “Guinea s’është Shqipëri”. Kur edhe afrikanët na marrin si shembull të keq!Punonjësve afrikanë të Guines iu
    vjen turp të krahasohen me Shqipërinë. Duket ekzagjerim, por lexoni se çfarë shkruajnë mediat në Guine.Të pakënaqur me indiferencën e drejtoreshës, këta punëtorë kanë sulmuar presidentin e vendit, Alpha Conde,
    të cilin e akuzojnë se e ka kthyer Guinenë në… Shqipërinë e Afrikës”.Kjo kembane,eshte per ata qe besojn
    akoma tek mafia”rilindjes”.Te ishte vertete zeri i Alfred Alizotit,do te largohej ai nga Shqiperia,dhe jo Agron
    Xhafaj dhe Albert Veliu.Agron Xhafajn e larguan( e fshehen) ne Itali(pa u intervistuar nga askush),Albert
    Veliun e larguan(izoluan) ne Kosove (pa u intervistuar nga askush),dhe priten kohen qe te nxjerrin ne skene aktorin e mafies “rilindase”,Alfred Alizotin,qe e mbajten ne Shqiperi .Nga skutat e shpirtit pevers,dredhia bizantine-komuniste,derdhi te gjith energjite negative per te mbrojtur pushttetin e se keqes,qe e kthen
    Shqiperine tone ne periudhen e mesjetes.Bjeri pragut te degjoje dera.Edhe nje 10 vjeçar e di,qe ne biseda telefonike,nuk duhet te tregoi gjera kopromentuese.Ky nuk eshte dekonspirim pa dashje i Fredi Alizotit,
    por trillim mafioz i “rilindjes”,ku Alizoti merr persiper rrolin real te Agron Xhafajt kundrejt pageses se majme.
    “Fredi Alizoti ka telefonuar Erzen Breçanin duke i thene se gjithçka ka qene e sajuar”!Perse ja ka thene,perse
    ja ka thene ne telefon,perse ja ka thene pikerisht atij,nje figure te njohur te PD-s?!(Ta thash,ja tha,ta kam thene).
    Ekspertizes se zerit i mjaftonin vetem dy dit qe te analizonte vertetesine e audiopergjimit,aq sa ju deshen Kryeministrit mafioz,qe deklaroi tre here,se eshte i manipuluar,para se drejtesia te thote fjalen e saj!Po i japim
    nje Jave audipergjimit nga 5 Muaj koh,pjesa tjeter,”vonesa,pritja”,eshte koha qe”rilindjes” iu desh per te luajtur Filmin “Mafia ne pushttet”.Nje telefonate(deshmi) e Fredi Alizotit bere Erzen Breçanit,e bën akoma me te “besueshme” lojen e mafias se “rilindjes”.Qe eshte zeri i Agron Xhafajt dhe jo Alfred Alizotit ne audiopergjim,
    eshte nje milion perqind e vertete,qe Albert Veliu,perveç hakmarrjes ka bere edhe pazare per perfitim,
    gjithashtu mund te jete e vertete,qe dikush si Albert Veliu qe ben pazare,ndrron edhe skuadren nese mafia
    i afron nje shume te madhe dhe nje “ndeshkim” me disa muaj burg,edhe kjo mundet te jete e vertete.
    Perderisa skenaristet dhe regjizoret jan mafiozet e “rilindjes”,mund te presesh gjithshka,por jo te verteten.

  3. PD, LSI etjerat duhet te VEPROJne urgjentisht me mosbibindje civile te popullit. thotë:

    Vithiset Loja me alizotin qe demek nxjerr ne tekefonate qe e ka bere Teatrin qe I ka paguar PD pra ne vidion Babale alizoti e ka luajtur rolin e agronxhafes dhe keta tani s’po I japin paret e hakut!
    Rilindja qe e ka ngrehur ket bukuridhe digjet se e djeg muhabeti vete: alizoti e vikaj ne dijeni kunatin qe e ka luajtur rolin si vellai atij, e kupton, si vellai atij, po leke s’me dhane. Qe e ka luajtur rolin e geron xhafes sipas Rilindjes babalja e di, se e kane bashke luajtur, dhe e kane bashkeluajtur ne nje date shume me perpara se data e kesaj telefonate alizoti- babale qe ben muuu qe eshte e ngefur nga Rilindja.

    Pra nga fjalet e alizotit ne tel del zbuluar, I qepur keq ky kurthi qe alizoti po ankon qe s’e ka pagu PD per punen qe beri.
    Shkurt Pyetja:
    Jane demokratët apo socialistët qe
    e kane punesuar alizotin
    të luajë rrolin e një të dëshpëruari që nuk i kanë dhënë 100 mijë eurot e premtuara?, ka nje pergjigje:

    Kjo telefonate po luan nji Kurth Rilindor.
    Bukuria eshte qe rezulton nji kurth I pjerdhur….

    Shkurt: Prokuroria ka detyrimin urgjent te siguroje jeten e alizotit, nese s’e ka bere ende.
    PD gjithashtu ka detyrimin te hape proces kunder xhafe, edvin per kurthin qe I plasin ne dore dhe te kerkoje nga Prokuroria te bise per ekspertim origjialin!

    Nga Ana tjeter, ky hyner plus ai fallsifikimi I fotos prej ne. 2 te shtetit, eshte me shume se I mjaftueshem te rrezoje Rilindjen.

  4. Me keto lloj qelbesirlleqesh dhe genjeshtrash qe po zbulon prokuroria per babalen dhe miqte e tij politike+mediatike,Rama I fiton zgjedhjet edhe ne 2025.Turp per ju ,or ndyresira qe keni si parim vetem genjeshtren dhe mashtrimin.

  5. Presim delaraten per shtyp te Ekipit te Prokurorise . Me siguri noi hartim medioker si ai ku Arta-artistja i lutej popullit qe ta besonin….

    Nivel infantil diskutimi. Mjafton vetem fakti qe Ministri i Brendshem Xhafaj mohoi denimin e vellait qe te LARGOHEJ nga posti.

    Cfare besueshmerie ka tek institucionet kur Ministri i Brendshem ka te vellane trafikant droge te DENUAR!!!!!!!!!

    Cfare besueshmerie ka tek institucionet kur Ministri eshte nje ish HETUES i Diktatures!!!!!

    Cfare besueshmerie ka tek institucionet kur Krimi ka marre PENG vendin dhe droga ka marre dhene!!!!!

    Cfare besueshmerie ka tek institucionet kur vendi QEVERISET me trafikante dhe banda!!!!`

    Ky vend nuk ka institucione nuk ka shtet por ka vetem Zaptues qe sundojne me ane te frikesimit dhe dhunes.

  6. Intriga nuk ka kohe ti zeje vendin intriges se ka ardh( gia’) intriga e tjeter.Pergjigja nuk i le kohe pergjigjes tjeter por tani i eshte bere dermani me fjalen ramiste {eshte e manipuluar},Nuk shtyhet dita me te pjerdhur o ram palla.

  7. Mijera vjet dhe Shqiptaret nje here Zot ne tok te tyre nuk u ndien , vetem shtegtim si zogjt e korbit . Na fali Zoti vendin me te bukur ne bote dhe ne po shtegtar . Thojini STOP politikes kurve , thojini STOP politikes xhvatese , thojini STOP politikes kriminale . Ndjehuni dhe behuni nje here te vetem Zot te ketij vendi dhe te jemi ne qe ti terheqim per veshi politiken e politiket dhe jo politika neve . Ndergjegjesohuni , kundershtoni dhe veproni .
    Nuk ka lavdi pa rrezikuar(Non c’e gloria senza rischio).

  8. V.o ne telefonate alizoti I thote kunatit babale: e thashe une ashtu si e beme pazarin 100 ti e 100 mije une, qe ne vidio jam une (alizoti) qe kam bere sikur eshte vellai atij, pra vellai xhafes minister, po leket s’po m’u japin, dmth PD s’po I jep leket per sherbimin qe vene sikur babalia bisedonte me agronxhafen, por qe s’qe ky po qe alizoti , qe e luante pjesen. Ky kurth bie sepse s’ka si alizoti t’i thote babales kete loje qe babalia e di derisa e luajten te dy, sipas porosise kundrejt pageses. Babalia e di me mire se alizoti, kshtu qe alizoti normalisht vetem duhej te ankohej qe po e sorrollasnin per leket, per ate punen qe e kishin bere te dy, as do mend kjo. Kjo eshte qartas Loja e Rilindjes e cila ka kercenu alizotin ta beje.
    Muuu ben edhe data shume vone mbas plasjes se regjistrimit ‘babale’. Pagesa babales nga PD si insinuon kurthi ‘edvin’ nuk mund te mos qe bere pas aq shume kohe!!
    Plus v.o sa muaj kaluan pa u bere publike pergjigja e Laboratorit te famshem anglez, pas nji Lab. Italjan qe nuk dha pergjigje, dmth s’e mori persiper te jepte pergjigjen qe donte Piktori Mafioz, 4 muaj u bene?
    Kur Piktori e mbaroi te nje Lab. Famoz brenda nates, nuk I desh qefi te pergjigjet ku e ka dokumentin, pra cili Qe Laboratori qe dha pergjigjen: ne vidio nuk eshte zeri agronxhafes po nje tjeter ze….
    Pse e nxorri pas 4 muaj edvin rraja? (Ka me pak mend serraja), kuptohet.

    Pergjigja e Lab.it nuk thote aspak s’eshte zeri geronxhafes, pooor e paqarte eshte a s’eshte me qe zeri eshte e nji cilesie te dobet (kaq sherbim ka pranu te beje Inglizi qe s’e beri Italjani). Ky tym nuk I vlen Piktorit te kapur sepse as ky as Prokuroria nuk e zhduk dot origjinalin.
    Shkurt:
    Presion me proteste masive para Prokurorise dhe ambasadave kryesore, te cohet origjinali ne Lab. Gjerman psh, dhe u kry.

    Shkoi te vinte vetulla EDepsezi, nxorri syte, tha.

    Te shohim ne Opozita do nderrmarre Veprim te shpejte cilesor apo do vijoje me LlOGO Qepallore.

  9. A di gjo Opozita:
    1.Agronxhafa ku u degdis?
    2. A u degdis me procedure te rregullt?
    3. Ku eshte sot?
    4. A duhet Agronxhafa te jete ne Lab. Kur behet ekspertisa ?

    Te shohim

  10. Te gjithe Jane bere hetuesa, gjykates etj dengla fjalesh.Me keto qe thoni I Hani mutin Xhafes,a ka ndonje qe me gjoks ti Dali para Rames?Jo,asnje,sepse hajdutet NUK shesin njeri tjetrin.Edhe 10 vjet te tjera do rrije Rama nqs ka perballe Bashen apo Moniqen.Duhet dikush qe nuk ka vjedhur.

  11. xxxxx eshte nje injorant analfabet analist i frymezuar nga Andi me syte blu si zonjushe! Mjafton te lexosh Zigurrin dhe ar apo dhe xxxxx e kupton berishizmin ne trupat e tyre! Injoranca s’ka brire!

    1. Keshtu eshte kur mendon dhe flet me byth o nivel mediokri . Militantizmi yt ti ka erresuar syte dhe sheh vetem mavi . Te rrosh vete dhe mos u merzit , ngushellohu ne diten e rrogave qe ju jep partia .

  12. Shkrim fantazi qe ben maskerade si gazetari. Eshte per turp por nuk ka askush mjaftueshem integritet per te ndjere turpin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu