• |
ide | kryesore

BE dhe Shqipëria marrëveshje për luftë kundër krimit të organizuar, sillet sërish në vëmendje dosja ‘Tahiri’

Lajme, Të fundit



Bashkimi Europian dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje të premten e kaluar për të forcuar koordinimin gjyqësor në luftën kundër krimit të organizuar. Vendi ynë bëhet i treti në Ballkan, pas Maqedonisë dhe Malit të Zi që e nënshkruan këtë marrëveshje. Për palën shqiptare firmosi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa nga EuroJust, Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor të BE, ishte presidenti Ladislav Hamran.

Në shkrimin e publikuar në faqen e  OCCRP, platforma investigative për krimin dhe korrupsionin, përmendet ndër të tjera edhe fuqizimi i grupeve kriminale në Shqipëri dhe mbështetja që ato gjejnë tek politika. Ilustrim për këtë thotë raporti, është rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më tej përmendet sasia madhe prej 613 kg kokaine që u kap në Durrës, protestat kundër qeverisë dhe shkrimi i Ramës në “Financial Times”, ku kryeministri tregon përpjekjet në luftën kundër drogës.

©LAPSI.al 

 



5 Comments

  1. O Bushaaaat.. po s’pertove.. na e jep dhe neve ate ‘ shkrimin e publikuar në faqen e OCCRP,’ .. Ose linkun e tij..
    Se jam shume kurjoz se si i ka shkruar keto faktet qe ke dhene ti me siper.
    Se me duket se pjeses se pare te artikullit ku flitet per marveshjen i keni shtuar ate pjesen e dyte te ‘ shkrimit e faqen OCCRP’..

    Jo per gje por e keni treguar vethten se jeni te pacipe dhe i deformoni lajmet , ose me thjesht ta themi GENJENI.

  2. Me ne fund e gjeta …

    Nje paragraf qe lapsi ka harruar ta shkruaj : From 2008 onwards, the report says, Albanian groups grew more prominent in international tracking networks, especially cannabis trafficking syndicates. Crime groups increasingly used legitimate business as protective “fronts” to mask the trafficking of cocaine and other narcotics. ”’

  3. Tani o Bushat shpjegoju lexuesve gjithashtu edhe se cfare eshte kjo ‘ OCCRP’ qe ta kuptojne lexuesit se cfare portali eshte ky , nga kush perdoret , dhe per cfare sherben .

    1. O JKL, dukesh sikur shpenzon tere kohen duke lexuar Lapsin dhe merresh me Andi Bushatin…shko ore puno, mbaj familjen me buke se politiken dhe shkrimet ka kush i ben…
      …nga nje mik qe te do te miren…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *