• |
ide | kryesore

Dorëhiqet ambasadorja e SHBA në OKB. U deklarua kundër ndryshimit të kufijve për Kosovën

Planet, Të fundit



Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut ka qenë e papritur për administratën e Trumpit, por është pranuar nga presidenti amerikan. Të paktën kështu raportojnë mediat, ndërsa për momentin s’ka ende një reagim nga Shtëpia e Bardhë. Haley u konfirmua si ambasadore e SHBA në OKB në janar 2017. Disa ditë më parë ajo doli kundër deklaratës së bërë pak kohë më parë nga këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA, John Bolton, sa i përket idesë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E pyetur nga gazetarët për qëndrimin amerikan në dritën e deklarimit të mëhershëm të këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton që “nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë rregullimin territorial’, ambasadorja shtoi se: “nuk mendoj se pozicionet tona kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë”.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *