• |
ide | kryesore

Dosja e plotë për Babalen/ Ekspertiza e pamundur për Agron Xhafajn dhe përgjimet e Albert Veliut

Lajme, Të fundit



Ekspertes britanike që analizoi materialin audio të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do t’i duhej një cilësi më e mirë e të folurës së personit që pretendohet se ishte shtetasi Agron (Geron) Xhafaj për të dhënë një konkluzion të qartë nëse ka qenë i përfshirë në bisedën me shtetasin Albert Veliu, të njohur ndryshe si “Babalja”. Ekspertwt e huaj nuk kanw marrw pwrsipwr tw japin njw verdikt nwse zwri i pwrgjuar nga Albert Veliu wshtw i Agron Xhafajt apo jo.

Kompania që ka realizuar ekspertimin teknik të audio-përgjimit të “Babales” është kompania “JP French Associates” në Britaninë e Madhe. Sipas kësaj akt-ekspertize regjistrimet nuk janë origjinale, por ajo që e bën të dyshimtë këtë konstatim është fakti që në fjalinë pasardhëse të kompanisë “JP French Associates” theksohet se materiali që i është vënë në dispozicion është një regjistrim video që është marrë nga pamjet e mediave dhe joorigjinal. Sipas përgjimeve, që janë kryer në numrat telefonikë të Fredi Alizotit, Albert Veliut dhe disa personave të tjerë më të cilët këta komunikonin, bëhet e qartë biseda rreth inskenimit të audio-përgjimit.

Ka qenë Alizoti ai që pranon në disa biseda se rolin e Agron Xhafajt në përgjim e ka luajtur ai dhe se i janë premtuar 100 mijë euro për këtë rol. Madje, në disa biseda, ai tregon se ato para nuk i ka marrë, por Veliu, sipas tij, ka marrë 70 mijë euro përpara se të nisej për në Kosovë. Në përgjime janë edhe dy biseda interesante mes tij dhe “Babales”, ku Alizoti i kërkon atij që të kërkojë shumën e premtuar. Gjithashtu, interesant është fakti se ka qenë Alizoti që nuk ka duruar më dhe ka telefonuar në Policinë e Fierit, duke treguar gjithçka, përpara se të drejtohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka folur për audio-përgjimin dhe se si u realizua ai.

PËRGJIMET

Në datë 01.06.2018 i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti. Komunikimet telefonike të këtij shtetasi kanë qenë në përgjim me vendim të prokurorit të datës 22.05.2018, të vlerësuara me vendimin e Gjykatës nr. 457 datë 24.05.2018. Ky shtetas ka deklaruar që rreth orës 16:00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikonte me Drejtorinë e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte. Kishte kontaktuar me drejtorin, i cili e kishte orientuar që të jepte deklarime në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve tetor-nëntor të vitit 2017, ai kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim, shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim, “Babalja” i kishte thënë që do të merrnin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafa. Sipas deklaruesit, “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100 mijë euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me “Babalen” ishte zëri i tij. “Babalja” deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lekë. Në datë 27.09.2018, i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Alizoti në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, në praninë e mbrojtësit të zgjedhur prej tij. Ai u ka qëndruar deklarimeve të dhëna në datën 01.06.2018. Përgjimi ishte kryer me një mjet stilolaps, kishte qenë vetëm me Albertin. Nuk mbante mend periudhën e saktë, por mund të ketë qenë në janar të vitit 2018, ku kanë regjistruar bisedën. Kohë para kryerjes së regjistrimit, Alberti i kishte thënë të bënin një regjistrim bisede ku Fredi do hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Këtë gjë do e bënin kundrejt një shpërblimi 200 mijë eurosh, që do e ndanin përgjysmë. Këto para do ia jepte Ervin Salianji, “Babales” kur biseda të shfaqej në televizion. Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi është vendosur lejimi i përgjimit të komunikimeve të disa numrave telefonikë. Nga procesverbalet e transkriptimeve ka rezultuar: -Në datë 20.05.2018, ora 09:25, përdoruesi i nr. të tel *****599 (Albert Veliu) telefonon përdoruesin me nr. tel. ****770 dhe bëjnë këtë bisedë:

Veliu: Ku do e pimë një kafe?

770: Të thashë dhe dje, do të marrim vetë…

Veliu: O vlla, unë jam në mes të katër rrugëve, në rregull, s’kam çfarë pres më tani vllai jot, se jam shumë i stresuar dhe i lodhur. Ka edhe të tjerë për lart e për poshtë, s’dua të flas në telefon. Ka mundësi të takohesh 5 minuta…

-Në datë 20.05/2018, ora 19:55 përdoruesi i nr. të tel ****692 Albert Veliu, telefonon përdoruesin me nr. ****327 dhe bëjnë këtë bisedë:

Veliu: E më thuaj se tani po ulem po flas me lart, mos flas shumë unë, ça të thanë ata zotërinjtë ty?

327: Ata zotërinjtë ishin anë shoqërore e juaja nga ana e atij tjetrit?

Veliu: Po e atij shokut tim, po shokut tim nga Vlora, po vazhdo.

327: Bravo, vetëm njëri nga ata, edhe erdhën dy edhe thanë, ne kemi si urdhër që ik e gjejuni një shtëpi një muaj tha, pastaj gjëra të tjera jo.

Veliu: Gjëra të tjera s’bëjnë asnjë gjë ata, vetëm shtëpi një muaj? Kaq të tha?

327: Po, po, po, pastaj ne nuk dimë, tha se as njëri as tjetri nuk kanë sqaruar asnjë gjë…

Veliu: Ka dhënë urdhër dikush të vijnë t’ju marrin, t’ju sistemojnë e të gjitha ça të duan, kshu është puna.

327: T’ia them hapur atyre?

Veliu: Po më kanë dërguar thuaj, e di vetë ti, emrin E-ja me L-në.

327: Nuk e di Berti, na e shkruaj me mesazh.

Veliu: L-ja është ai i madhi, krushku im. E-ja është ai poshtë.

327: Shkruaji një mesazh Ledios (Jetmir Olldashit) të na e shkruajë ne.

Veliu: L, si Luli jot shoqje.

327: Puna është nuk duhet të flas unë, të flasin ata gojarisht dhe ata të jenë se unë kur ika, ika me urdhër. Veliu: Mos fol shumë në telefon, Luli me Ervinin kaq e di vetë ai.

327: Kush?

Veliu: Luli me Ervinin, kaq…

-Në datë 29.05.2018, ora 21:00, përdoruesi i numrit telefonik ****000 i telefonon përdoruesit të numrit telefonik *****091 (Fredi Alizoti) dhe gjatë bisedës u fol për premtimin që duhet të mbante dikush që e kishte dhënë atë.

000: Unë nuk kam dit gjo fare, as u kam thon hajeni, as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka than, duhet t’u rri tek kamt e me ja marr.

Alizoti: Nuk kemi marrë asgjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të të sqaroj unë. Jo me se më premtun diçka këtu, prit eee, kupton ti. Çunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin mbaron çdo gjë… e kupton vetë ti muhabetin.

000: Nëse i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, shoku jem, po ça boni, o burrë.

Alizoti: …unë prap po rri fisnik. Ato që janë premtuar… nuk kam marrë asgjë… dhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë falso… kupton. Janë falso, janë falso, po ta them me shpirt.

000: Eni pra, mos u bini në qafë njerëzve kur janë falso, mos u bini në qafë njerëzve kot, o vlla… Atë ditë takova rastësisht Babalen dhe i thashë… vetja i thashë, ke hi i merr në qafë robt kot. Me i bo letrat për azil, nuk e di si i boni kto punë.

Alizoti: Është e vërtetë kjo vllai, është e vërtetë.

-Në datë 01.06.2018, ora 16:40, përdoruesi i numrit telefonik ****091 (Alizoti) i telefonon nr. 129 (Policisë) dhe bën këtë bisedë:

Alizoti: Dëgjo mua, dëgjo mua një sekondë, do më dëgjosh me vëmendje, a më dëgjon?

129: Po ju dëgjoj zotëri, fol.

Alizoti: Ajo dëshmi e Babales është falso dhe unë jam ai origjinali.

129: Mirë, mirë, ja po të merr drejtori në telefon tani, lëre atë e di unë…

-Në datë 01.06.2018, ora 16:52, përdoruesi i numrit telefonik ****3316 i telefonon numrit ***091, Alfred Alizoti. Midis tyre ishin realizuar disa komunikime ku i kërkohet drejtuesit të Policisë së Qarkut Fier që posedon numrin e parë, që do t’i komunikohej diçka shumë e rëndësishme dhe zhvilluan bisedën si më poshtë:

Alizoti: Ajo që është bërë mes telefonatave dhe përgjimi, kam qenë unë që e kam bërë atë… Ai që është bërë në përgjime… ajo që është bërë me Babalen në përgjime… kam qenë unë që e kam bërë.

Drejtuesi i Policisë Fier: Me kë ke qenë kur e ke bërë?

Alizoti: Me Babalen, me asnjëri tjetër.

Drejtuesi i Policisë Fier: Nuk ke qenë ti bashkë me Agronin?

Alizoti: Jo, jo, ka qenë Babalja, unë kam qenë në vend të Agronit.

Drejtuesi i Policisë Fier: Je i sigurt për këtë?

Alizoti: Jam i sigurt, më dëgjo mua, do më dëgjosh me vëmendje, më dëgjo mua dhe do të të flisja me fakte… na premtuan 200 mijë euro, unë s’kam marrë asgjë, i mori Berti 70 mijë euro dhe iku, e kupton. Jam i sigurt dhe me dorë në zjarr. -Më datë 06.06.2018, ora 21:33, përdoruesi i numrit telefonik ****091 Alfred Alizoti telefonohet nga numri *****272, dyshohet si Albert Veliu dhe zhvillojnë këtë bisedë:

Alizoti: E takova, jo ktej, jo andej, jam keq, po dridhej. Veliu: Ore, thuaj bëj likuidimin që kemi lënë, thuaj kaq, asgjë në botë o Fredi vllai se me atë s’kam lidhje fare kontakti, besomë se jam në azil, për shpirt të plakës, unë flas me anë të tjetrit, me kosovarin, me atë. Thuaj e vlla, bëj likuidimin si e lamë, thuaj….

-Në datë 07.06.2018, ora 13:49, përdoruesi i numrit telefonik ****091 (Fredi Alizoti) telefonohet nga numri ****272 (Albert Veliu) dhe zhvillohet kjo bisedë:

Alizoti: Fol një herë me ata miqtë e vlla se unë s’dola dot andej poshtë. Mua më erdhën më degjeneruan dy herë në mëngjes, më mbajtën katër orë aty, më bënin presion. Mendo dhe për mua i q… motrën.

Veliu: Ore, po s’bëhet llaf, po rri rehat tani, boll tani.

Alizoti: Ai miku që ti njëherë më thoshe mua, fol, hap gojën sa do ore, unë sikur e kam…

-Në datë 12.06.2018, ora 12:55, përdoruesi i numrit telefonik *****091 telefonohet nga një numër ****974 dhe zhvillohet kjo bisedë:

Alizoti: Muhabet nuk ke dëgjuar në televizor ti, me shoku, po fola unë gjëra e ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh, dëgjon e?

974: Hë..

Alzoti: Bëra sikur isha vëllai i atij, e kupton ti, që do merrnim nga një bindshme e kupto ti?

974: eee. Alizoti: Po këta re burrë, po s’ishte e mirë ajo gjë, kupton ti, nga një qindëshe erdhi muhabet, prit re nga një qindëshe për një dyqindëshe e më tha mua nuk marrim dyqind, më tha mua do marrim njëqind, ore, mirë i thashë unë, mendova unë v.k. Mendova që po devijonte, ke parasysh ti çfarë tipi që ka ai. I thashë unë nëm një njëzetëshe, unë iki andej, lëviz, kupton ti.



7 Comments

  1. E gjithë kjo histori tani pas kaq kohësh, nuk mund të meret seriozisht për faktin e thjeshtë se kur ndodhi, në vënd që dy protagonistët të ishin thirrur në prokurori në të njejtën kohë e me videopërgjimin përpara duke dëgjuar edhe deponimet e tyre, vëllai i ministrit u nis hajdutëshe fshehurazi për në Itali, për të pamundësuar verifikimin e zërit të tij. Ky lloj “hetimi” tani nga prokuroria, është një farsë, komedi që ose do të vazhdojë për një kohë të gjatë deri sa të harohet, ose prokuroria do të nxitohet nën presionin e Ramës e të bëjë gabimin për të arestuar ndonjë të pa fajshëm. Ky veprim, mund të bëhet shkas edhe për një përkeqësim të situatës konfliktuale politike në Shqipëri.
    Një nxitim i tillë i prokurorisë, mund të çojë edhe në zemërimin masiv të qytetarëve ndaj Ramës e bile edhe në veprime të dhunëshme protestuese.

  2. Lapsi ka mare urdher nga plaku i cmendur qe ta ndihmoj e te shuaj zjarrin qe i ka ren te shpia. Shullak nuk lahet muti me shurre. Njerzit nuk jan idiota si puna e arit qe genjehet me arom nga bytha e plakut merre.

    1. i pa emer e i pa fytyr por me mut ne tru,si mor qenka zeri i agron llakajt i dobet mos e morret ne qenef negjmije ku rama qihej ne byth me geronin dhe thonin KONGRES PARTIE dhe thon esht manipulim.paramendo pela arta marku i merr zerin agron gjafaj dhe laboratori thot nuk degjohet.lumi ti me mut ne tru.muti mjalt tu beft.

  3. Kur ta nxjerrin edhe kete si -Xhisielen-keta monstra ne makine luksoze me syza nga markat me te mira dhe te thote qe une jam–Geron XHAFA-neper ekranet e televizioneve -bythelepirse -te qeverise.

  4. mehmet shehu u vetvra,gregori lindi nga qirja mehmet shehu dhe makoqi per ket gabim ai vrau veten,xhisiela dogji kofshen me cigare dy her se e donte shum rrajen,kur rraja e puthe me aq afsh i nxiheh dhe syri,hunda e shpatulla,pastaj plaget ja ka shkatur vetura qe bleu tash dhe syzet po i mbulojn plaget qe i ka pas para nje viti.dhe dihet bomben ja qoi opozita ambasades se rrajave ne nikel.u ta qifsha trurin o kopil stalini o edvin shizofreni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *