• |
ide | kryesore

Ekspertët anglezë: Pse nuk vërtetohet dot zëri në përgjimin e Albert Veliut

Lajme, Të fundit



Ekspertja britanike që analizoi materialin audio të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk mori përsipër të thotë nëse zëri në audio-përgjim ishte apo jo i Agron Xhafajt. Kjo sepse ekspertja kishte nevojë për një cilësi më të mirë të të folurës së personit që pretendohet se ishte shtetasi Agron (Geron) Xhafaj për të dhënë një konkluzion të qartë, nëse ka qenë i përfshirë në bisedën me shtetasin Albert Veliu, të njohur ndryshe si “Babalja”.

Kompania që ka realizuar ekspertimin teknik të audio-përgjimit të “Babales” është kompania “JP French Associates” në Britaninë e Madhe. Sipas kësaj akt-ekspertize regjistrimet nuk janë origjinale, por ajo që e bën të dyshimtë këtë konstatim është fakti që në fjalinë pasardhëse të kompanisë “JP French Associates” theksohet se materiali që i është vënë në dispozicion është një regjistrim video që është marrë nga pamjet e mediave dhe joorigjinal.

EKSPERTIMI TEKNIK I AUDIO-PËRGJIMIT

Është vendosur kryerja e ekspertimit teknik, duke caktuar si ekspert, ekspertët britanikë të kompanisë “JP French Associates”, i është kërkuar ekspertit t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:

-Në materialin 1) objekt të ekspertimit-audio-video ka prerje, mbivendosje, montazhe apo ndërhyrje të çfarëdolloj tjetër me qëllim ndryshimin e përmbajtjes së materialit? Nëse po, ku konsistojnë ato?

-A ka vlera identifikuese materiali objekt ekspertimi për krahasim me persona konkretë?

-Personi i emërtuar – bashkëpunëtori X- në objektin e ekspertimit – a është shtetasi ALBERT VELIU?

-Personi i emërtuar -Agron-në objektin e ekspertimit, a është shtetasi GERON (AGRON) XHAFAJ?

-Personi i emërtuar- Agron-në objektin e ekspertimit, a është shtetasi AGRON HYSENI

-Personi i emërtuar-Agron-në objektin e ekspertimit, a është shtetasi FREDI ALIZOTI

Akti i ekspertimit ka konkluduar:

-Regjistrimet nuk janë regjistrime origjinale. Regjistrimi video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistruara. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistrimet origjinale të këtyre bisedave.

Biseda e parë: Biseda e parë ndodh në minutën 1 e 4 sekonda të kohës së videos dhe zgjat për 14 sekonda. Ajo duket të jetë një pjesë e një thirrjeje telefonike dhe folësit janë emërtuar “Bashkëpunëtori” dhe “Agroni”, megjithatë vetëm e folura që i atribuohet “Bashkëpunëtorit” është e dëgjueshme (e kapshme) dhe për këtë arsye ekspertja ka ekzaminuar “Bashkëpunëtori”, po jo “Agroni” nga kjo bisedë.

Biseda e dytë: Regjistrimi i dytë, i cili është një bisedë e bërë ballë për ballë, ndodh në minutën 1 e 25 sekonda të kohës së videos. Ajo zgjat 1 minutë dhe 46 sekonda. Përsëri, ajo është një bisedë midis burrit të quajtur “Bashkëpunëtori” dhe “Agroni”. Në këtë regjistrim e folura nga të dy palët është e dëgjueshme (e kapshme). Ndërsa shumica e bisedës është midis “Agroni” dhe “Bashkëpunëtori” ka shenja (të dhëna) që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrimi nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndetje, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen. Biseda vetë është shumë e shkurtër dhe gjithashtu shfaqen ndryshime shumë të papritura, sa i takon temave të bisedës.
Dy janë shpjegimet e mundshme: a) regjistrimi është një pjesë/pjesë të mbledhura nga një regjistrim më i gjatë, ose b) vetëm një pjesë e bisedës është regjistruar.

-Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar “Bashkëpunëtori” në bisedën e parë është Albert Veliu;

-Gjendet mbështetje e fortë e moderuar në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar “Bashkëpunëtori” në bisedën e dytë në fjalë është Albert Veliu;

-Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emërtuar “Agroni”; në bisedën e dytë në fjalë nuk është Agron Hyseni. Vërehen ndryshime të rëndësishme forensike midis zërit të “Agroni” dhe atij të z.Hyseni.

-Kampioni i bisedës në regjistrimin “Agroni” në bisedën e dytë, objekt ekspertimi, nuk është i përshtatshëm për të arritur në konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni i ligjëratës (të folurit) në “Agroni” nuk është i mjaftueshëm (adekuat) për të arritur në konkluzion (pozitiv apo negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj. Kampioni “Agroni” është i një cilësie shumë të dobët.

Arsyeja pse ekspertja ishte në gjendje të arrinte në një konkluzion negativ për z.Hyseni në lidhje me atë, lidhej me faktin se ai dhe “Agroni” kishin shumë dukshëm zëra të ndryshëm. Kjo nuk ishte kështu në lidhje si me z. Alizoti ashtu edhe z.Xhafaj. Ata janë zëra të ngjashëm si me njëri-tjetrin ashtu edhe me “Agroni”, të paktën për sa ky i fundit mund të analizohet. Ekspertes do i duhej një regjistrim i një cilësie më të mirë të të folurës së “Agroni” për të arritur në një konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj.



6 Comments

  1. Me keto vetem arin e partis mund te genjeni. Vetem ai ka ngelur besniku i partise. Respekte per besnikun.

  2. Gjithshka mund te presesh nga mafia e “rilindjes”,por kurre te verteten.
    Perderisa kompania “JP French Associates” thekson,se materiali qe i eshte vene ne
    dispozicion, eshte nje regjistrim video qe eshte marre nga pamjet e mediave dhe jo
    origjinali,tregon qe mafia e”rilindjes” ka qene parapergatitur per deshtimin e ekspertizes.
    Po ekspertizes italiane,mafia e”rilindjes”,i ka servirur audiopergjimin origjinal?

  3. Me kaq keta zyrtare te pa afte e quajne si te vpa vertete zerin e A, Xhafajt, ,,,po ti coni plehra incizime, me konfondim tingujsh zeri me qellim per te realizuar qellim keqinjte planin, keta quhen fitimtare. Ka qene, s;ka qene, po pse prokuroria nu k jep numurat e tabulateve egzakte te bisedes, ne orar e vend, qe ta kuptojme kete puc”’ qe na thote palloshi, faktet jane aty, nxirrini, e beni ballafaqimin e mos beni lojra sigurimsash se ju ka ikur koha, e ju ka dale boja e kallai,,,,mashtrues prokurore, me urdherues qeveritare tutore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *