• |
ide | kryesore

FOTO/ Këta janë serbët të cilët rrahën brutalisht dy të rinjtë shqiptarë

Lajme, Të fundit



Autoritetet e sigurisë në Serbi kanë arrestuar huliganët serbë që rrahën brutalisht dy shqiptarët pasi  flisnin shqip në rrugët e Novi Sadit.

Fotot janë publikuar nga Indeksonline, e cila thotë se mes të arrestuarve janë V. Radiç  22 vjeç dhe D. Radiç 23 vjeçar.

“Pas një hetimi intensiv një disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve”, tha ministri i brendshëm serb.

Vlen të theksohet se njëri nga të sulmuarit, Çlirim Maloku, 19 vjeçar, gjendet në spitalin ku edhe ka kryer një operacion në kokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *